• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“S’ka ndodhur ndonjëherë”, Rrëfimi rrëqethës i Sadri Cakonit që humbi familjen nga tërmeti: Përdora lapsin për të numëruar të vdekurit

by Java News
07/12/2019 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sadri Cakoni, një banor nga Thumana i cili humbi 6 familjarë nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin, ka folur me gazetarin e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Ferit Lika, për dëshpërimin dhe dhimbjen e tij të madhe, nga humbja e anëtarëve të familjes.

“Përdorja lapsin për të numëruar të vdekurit, vetëm mua më ka bërë vaki. Unë quhem Sadri Cakoni, kam humbur në tërmet shumë njerëz, një familje e humba komplet, u shua u mbyll një familje.

Nuk mbushem dot me frymë, atje humba motrën me dy djemtë. Me vajzë me nusen, më ka ngel një dhëndër e kanë nisur jashtë për në Itali, humba vëllain dhe vajzën e vëllait, nusja e vëllait është në spital. I hodha vëllait dy grushte dhe u largova për të çuar kufomën e nuses së nipit në Korçë, të Stelës.

Kam udhëtuar gjithë natën për të futur nën dhe edhe katër të tjerë se ne jemi rreth miqësie dhe ishin dhe shtatë apo tetë arkmorte të tjerë kisha edhe kushërinjtë që ndërruan jetë. Ky tërmet na fundosi komplet, e çfarë e duam jetën. Familja ime është Cara dhe Cakoni”.

“Shtëpia ka gratë brenda, njerëzit që po vijnë po na mbajnë pak me kurajo. Na kanë vizituar shumë edhe shqiptarë të Kosovës, janë vëllezërit tanë. Unë nuk jam i mësuar me të tilla tragjedira, jam i fundosur komplet.

Mbrëmë na erdhën njerëz nga Maqedonia e Veriut. Unë fle përjashta, nuk futem brenda më, sa të kem jetën. Sa herë binte tërmet ata vinin këtu në këtë shtëpi, atë natë nuk kishin lëvizur, por në i gjetëm kufomat të veshur për të dalë, ishin përgatitur, për të dalë.

Rri e mendoj them si jetoj kështu, ne e mbajmë veten të mpirë me ilaçe, unë kam parë tragjedi me sytë e mi, ishte tmerr. Kam shkuar vetë tek morgu. Unë këtu i kërkoj njerëzit e mi, më mungojnë shumë, më mungon shpirti, më mungon zemra”.

Sadri Cakoni një mesazh e ka edhe për Elvis Naçin.

“Ai është burrë me logjikë, burrë me shpirt, ai po vendos dorën në zemër që këta fëmijë mos ti lejë në rrugë. Nga emisioni që e kam parë ai ka lidhje me Zotin, është i përlotur.”

g.kosovari

Next Post
“Na jep 250 mijë euro ose…”/ Arrestohen dy autorët që morën peng 23-vjeçarin nga Maqedonia: Më vunë pistoletën në kokë

"Na jep 250 mijë euro ose…"/ Arrestohen dy autorët që morën peng 23-vjeçarin nga Maqedonia: Më vunë pistoletën në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com