• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ka më shërbesa”/ Masat kundër koronavirusit, Kisha Ortodokse: Vetëm lutje personale

by Java News
18/03/2020 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha Ortodokse e Shqipërisë njofoti marrjen e masave të reja ndaj COVID-19. Nuk do të mbahet më asnjë shërbesë, por kisha do të jetë e hapur vetëm për lutje personale.

“Duke parë situatën e re të krijuar, kur rastet me Covid-19 po shtohen, përsëri me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të dashurisë për grigjën tonë, njoftojmë si më poshtë klerin dhe besimtarët orthodhoksë për disa masa të tjera mbrojtëse shtesë:

1) Kishat orthodhokse do të vijojnë të jenë të hapura për lutje personale. Por, për të shmangur grumbullimin e njerëzve dhe për të kufizuar kontaktet fizike, si masë për kufizimin e përhapjes së virusit, nuk do të zhvillohet asnjë shërbesë.
2) Deri në një njoftim tjetër të ri, Liturgjia Hyjnore e të dielave dhe e të kremtes së Ungjillëzimit do të kryhet vetëm në kishëzën (kapela) e Trinisë së Shenjtë të Qendrës Sinodike në Tiranë, me dyer të mbyllura, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio “Ngjallja” nëpërmjet valëve FM dhe internetit.
3) Po ashtu edhe në Mitropolitë e tjera do të kryhet Liturgjia me dyer të mbyllura në kishëza (kapela) të vogla.

Kujtojmë se kjo pandemi duhet të përballohet me shumë kujdes, pa panik, me lutje dhe besim tek Perëndia, si edhe me dashuri dhe përgjegjësi të madhe për të afërmit”, njofton kisha.

g.kosovari

Next Post

"Në kohë lufte, ligji bie"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com