• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘S’ka mbështetje’/ Lesi: Opozitë si kjo, që s’del dot në rrugë, s’kemi parë prej 33 vitesh! Ndez tymçe në Kuvend…!

by Java News
20/01/2024 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje nje editoria te gazetes Koha Jone te Nikolle Lesit evidentohet fakti se opozita nuk behet vetem ne Parlament, duke nenvizuar se me kete lloj opozite nuk rrezohet Rama.

Teksa ka nenvizuar se duhet te mbushen sheshet me njerez, gje qe mungon te ndodhe, Lesi shkruan se me kete menyre veprimi, opozita mund te shkoje deri te shashkat dhe ndonje karrike, me tej s’ka takat.

“Kjo opozitë që është, ndonëse e përçarë dhe e shpartalluar nga hallet mes familjes së tyre politike, po mundohet të reagojë ndaj kryeministrit Rama. Po bllokojnë seancat parlamentare, po ndezin tym dhe flakë në sallën e deputetëve, po shkulin apo bllokojnë mikrofona, po bëjnë mal me karrike deputetësh, po turren sa në njerin kat të kryesisë së parlamentit te kati tjetër.

Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka, si më kryesorët drejtues, pasi Berishën e kanë futur në kafaz, po japin deklarata lufte dhe përballje me qeverinë e zotit Rama.

Sot shkuan dhe i morën karriken Damian Gjiknurit të komisioni i Reformës Zgjedhore.

Nesër mund të vrapojnë për ti zënë vendin kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla. Dalin përnatë në emisione televizive dhe thonë se do të bëjnë namin në parlament.

Deri këtu mund të thuhet se janë aktiv si opozitë reale, pasi kemi edhe një opozitë tjetër, të qetë, me vulë e firmë ku marrin nga buxheti i shtetit me dhjetra milionë lekë. Por atë opozitë, e vetquajtur si PD, nuk e beson njeri se po lufton kundër kryeministrit.

Kur janë bllokuar në gjithçka, kur nuk i qas njeri, as si deputetë të një force politike, kur ndërkombëtarët nuk i mbështesin zyrtarisht, kur sipas tyre, edhe Presidentin e Republikës e kanë kundër; atëhere kjo opozitë që bën rrëmujë sallën e Kuvendit, pse nuk ka forcë të bëjë rrëmujë në Bulevardin kryesor të Tiranës dhe sheshin para kryeministrisë, si dikur?

Pse nuk e mbledhin popullin opozitar në shesh?!

Me sa duket ka një problem të madh; ka mundësi që demokratët e zhgënjyer si nga Basha, por edhe nga Berisha, nuk iu vijnë më në shesh.

Nuk asnjë logjikë tjetër pasi ata po lodhen duke luftuar regjimin brenda murëve të parlamentit, por nuk dalin dot në rrugë për tu përballur.

Fatkeqisht ditën kur parlamenti po votonte për arrestimin e Sali Berishës, pavarësisht se thirrja e liderit demokrat ishte ”O sot, o kurrë”, nuk u mblodhën as 700 veta!

Kjo është një ulerimë e madhe për PD, për opozitën dhe krejt shoqerinë shqiptare e cila ka nevojë për një shoqeri pluraliste që të jetë efektive dhe kontrolluese për qeverinë.

Duket se zhgënjimi mbetet i madh me qeverinë nga demokratët, por pak edhe me shumë me drejtuesit e tyre opozitarë që kanë një vit e kusur që thonë se do të mbledhim demokratët në shesh, dhe që asnjëherë nuk guxuan t’iu bëjnë thirrje “O sot, o kurrë, para kryeministrisë”.

Ndaj ka mundësi që Gazment Bardhi e ka kuptuar se me këtë opozitë të dërmuar nuk e rrëzon dot kryeministrin Rama, prandaj acarohet dhe shkul mikrofonin e koleges demokrate, Flutura Açka.

Në vend që turmat të shkulin palmat te kryeministria, deputetët e Saliut dhe Bardhit janë kthyer në boksierë në sallën e Kuvendit.

Nëqoftëse opozita nuk përbashkohet duke lenë mënjanë liderët tradicionalë, atëhere Edi Rama vazhdon projektin e tij për pas vitit 2030!

Opozitë si kjo, që nuk del dot në rrugë, nuk kemi parë prej 33 vitesh!

Opozitë që merret vetëm me karriket e parlamentit dhe nuk prek karriken e kryeministrit në kryeministri, nuk është parë tash 33 vite!

Opozitë që ndez tymçe, por nuk ka shpirt për përballje trup me trup me regjimin; kjo është opozita e sotme.

Kjo opozitë mund të shkojë deri tek shashkat dhe karriket grumbull. Me tej nuk ka takat!”, shkruan Koha Jone./m.j

Next Post
Abuzimi i 16-vjeçares, gazetari zbulon kontaktin e parë të kirurgut me të miturën: Nisi të mbulohet…!

Abuzimi i 16-vjeçares, gazetari zbulon kontaktin e parë të kirurgut me të miturën: Nisi të mbulohet...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit, zbardhet dyshimi tronditës për porositësin e sulmit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit, zbardhet dyshimi tronditës për porositësin e sulmit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Faturën e paguan populli që punon

August 23, 2026
Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

August 23, 2026
VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

August 23, 2026
Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

August 23, 2026
Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

August 23, 2026
EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

“Visi i Garave” në pranga pas konfliktit me bashkëshorten, e kërcënoi me armë dhe fshihte pistoletën te tubat e ujit

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com