• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“S’ka mbaruar”/ Paralajmërimi për koronavirusin. Rriten infeksionet në Gjermani, rikthehen rastet në Wuhan

by Java News
11/05/2020 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infeksionet e reja të koronavirusit janë rritur përsëri në Gjermani, disa ditë pasi drejtuesit liruan kufizimet sociale, ndërsa qyteti kinez Wuhan njoftoi se kishte zbuluar sërish një rast të ri koronavirusi, i pari pas disa javësh “pastrimi”.

Infektimet në të gjithë globin tejkaluan 4 milionë raste të dielën. Ndërkohë që disa vende po diskutojnë lehtësimin e masave bllokuese që u vendosën për frenimin e përhapjes së Covid-19 dhe të tjera kanë nisur me zbatimin e lehtësimeve, rastet e reja në Gjermani dhe Kinë ilustruan vështirësitë me të cilat do të përballen qeveritë gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa përpiqen të rihapin shoqëritë e tyre pa shkaktuar një valë të dytë të infeksioneve.

Franca, e cila planifikon të lehtësojë bllokimin e saj të ashpër shtatëjavor nga e hëna, njoftoi zbulimin e një grupi prej të paktën nëntë rastesh të lidhura me një funeral në Dordogne, në jugperëndim të vendit.

Koreja e Jugut paralajmëroi gjithashtu për rikthimin e Covid-19 të dielën, pasi infeksionet u rritën prej një muaji pas nisjes së lehtësimit të kufizimeve.

“Nuk ka mbaruar”, tha Presidenti Moon Jae-in, ndërsa paralajmëroi për një valë të dytë të mundshme të virusit më vonë gjatë vitit. Vendi po rishqyrton vendimin për të rihapur shkollat. Ndërkohë, Kina raportoi 14 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit të shtunën, numri më i lartë që nga 28 prilli, përfshirë edhe rastin e parë pas pesë javësh në qytetin Wuhan, ku shpërthimi u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Në Gjermani, Instituti “Robert Koch” për kontrollin e sëmundjeve tha në një buletin të përditshëm të dielën se numri i personave që çdo transportues po infektonte në vend – i njohur si shkalla e riprodhimit ose R, ishte rritur në 1.1 duke kaluar limitin një për qind të synuar nga qeveria për të mbajtur lehtësimet e kufizimeve.

Kancelarja Angela Merkel e pranoi “presionin” e udhëheqësve të 16 shteteve federale të vendit për të rifilluar jetën shoqërore dhe për të ringjallur ekonominë, duke njoftuar masa të mërkurën që përfshinin më shumë hapje dyqanesh dhe një kthim gradual në shkollë.

Por “frenat e emergjencës” janë në gatishmëri. Në Itali, e cila filloi të lehtësojë kufizimet e saj të hënën e kaluar, parqet në Milano dhe Torino ishin plot gjatë fundjavës, duke tërhequr kritikat nga ligjvënësit. Kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala, tha se ai ishte “i zemëruar” me grumbullimet e njerëzve dhe mund të mbyllte zona të caktuara plotësisht nëse qytetarët nuk respektojnë rregullat.

Spanja regjistroi numrin më të ulët të vdekjeve njëditore në pothuajse dy muaj, pasi gjysma e vendit përgatitet të transferohet në fazën tjetër të planit të saj të depërshkallëzimit të bllokimit të hënën.

Lehtësimi i bllokimeve ka shkaktuar një rritje të rasteve edhe në Iran, i cili ka lejuar rihapjen e bizneseve të vogla, qendrave tregtare dhe berberëve, duke argumentuar se ekonomia, e cila tashmë po binte nën sanksione ndëshkuese të SHBA, kishte nevojë për të filluar funksionimin.

g.kosovari

Next Post
Nga sot, në zonën e gjelbër edhe 14 bashki/ Ja cilat janë dhe rregullat

Nga sot, në zonën e gjelbër edhe 14 bashki/ Ja cilat janë dhe rregullat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

April 15, 2026
Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

April 15, 2026
Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

April 15, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Këshilltari i PS: Transporti publik t’i kalojë shtetit, e patolerueshme që lanë njerëzit rrugëve

April 15, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

“Situata e sigurisë më e ndërlikuar, për shkak të aktiviteteve të Prishtinës, Tiranës e Zagrebit”

April 15, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Trajtimi gjatë seancave gjyqësore, Beqaj kundër “kafazit”! Zbulohet letra për Qeverinë, Kuvendin dhe…

April 15, 2026
Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

April 15, 2026
Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

April 15, 2026
Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In