• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

S’ka marrëveshje me LDK, por Albin Kurti kërkon mbledhjen e Parlamentit

by A R
30/01/2020 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kërkuar nga kreu i Kuvendit Glauk Konjufca që të thërrasë Kryesinë e Kuvendit.

Kurti ka kërkuar që kryesia të caktojë më datë 3 Shkurt seancën për votimin e qeverisë, ndonëse sipas afatit kushtetues, ai ka kohë deri më 4 Shkurt.

I nominuari për zv/Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se posti i kryeparlamentarit është i pakthyeshëm. Ai thotë se po bëjnë të gjitha përpjekjet për të arritur koalicionin me LDK-në.

“Ne kemi thënë se do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë deri në çastin e fundit të mandatit kushtetues që të arrihet marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kjo mbetet e pandryshuar deri në momentin kur nuk ekziston si mundësi”.

Kurti ka takuar ndaras minoritetet serbe dhe joserbe, orekset e të cilave janë shtuar për më shumë se nga një ministri.

“Ministria e 13 e cila duhet të na takojë neve sepse ne i kemi shumicën e deputetëve joshumicë në legjislaturën e 7”, shprehet Goran Rakiç nga Lista Serbe.

“Qëllimi i takimit ishte kërkesa e Kurtit për ta mbështetur atë në formimin e qeverisë. Kërkesa jonë prej fillimit ka qenë që të kemi një përfaqësim ku komunitetet të jenë më aktive në vendimmarrje e sidomos komuniteti egjiptian ka kërkuar prej fillimit që të ketë një përfaqësim në qeveri”, thotë Veton Berisha nga Komuniteti Egjiptian.

Kurti, në bisedimet me LDK-në, ka rënë dakord që të zvogëlojnë në 12 numrin e ministrive. Me këtë rast, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, dy ministri u takojnë komuniteteve, njëra komunitetit serb dhe tjetra komuniteteve të tjera.

Në rast të shtimit të numrit të ministrive, atëherë edhe një ministri u takon komuniteteve. Ndërkohë, të martën ishte takimi i fundit ndërmjet LVV-së e LDD-së të cilët edhe në praninë e ndërkombëtarëve nuk arritën të bien dakord për koalicion qeveritar.

Next Post
Porositi pengmarrjen e Jan Prengës, kush është “mjeshtri i arratisjeve”

Porositi pengmarrjen e Jan Prengës, kush është “mjeshtri i arratisjeve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com