Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se me ardhjen në pushtet do të bëjë ndryshime kushtetuese ku një kryeministër të mos ketë më shumë se dy mandate.
Ai thotë se nëse këtë nuk do ta pranojë Parlamenti, do t’i drejtohet popullit.
“Kjo qeveri dhe ky kryeministër ka dështuar. Çka nuk ka arritur në dy mandate nuk arrin në të tretë. Kufizimin me dy mandate të kryeministrit, nëse Parlamenti nuk do ta pranojë, do t’i drejtohem popullit. Të rikthejmë mazhoritarin, të kthejmë Parlamentin me dy dhoma. Atë që kam deklaruar në janar i qëndroj. Sigurisht! Tani nuk është klima politike. Të largojmë të keqen dhe të sjellim ndryshimin një orë dhe më parë”, tha ai në “Opinion”.
g.kosovari
E keqa me e madhe je ti dhe Klani i PD