• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka ku shkon më keq, vetëm Interi i 35 viteve më parë i ngjan këtij të sotmit

by Java News
27/08/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spalletti, si Frank de Boer. Një nisje kaq e dobët e sezonit nga ana e Interit, sigurisht nuk ka përmbushur pritshmëritë që kishin përpara fillimit. Rrallëherë në histori ka ndodhur që zikaltrit ta nisin një sezon me vetëm një pikë në dy ndeshje. I vetmi që ka startuar po kështu kaq ka qenë Frank de Boer, me holandezin që dy vite më parë nuk arriti të merrte maksimumin në dy takimet e para. Për të gjetur një statistikë më negative sesa kaq do të duhet të hapësh faqet e historisë zikaltër, të shumë viteve më parë.

De Boer nuk la një kujtim të bukur mes tifozëve interistë, e ndoshta edhe për shkak të nisjes së sezonit të para dy viteve. Pas humbjes 2-0 me Chievon në “Bentegodi”, holandezi shpëtoi të regjistronte një rekord më të keq vetëm falë Icardit, i cili do të shënonte golin e barazimit ndaj Palermos në javën e dytë. Por ambientin zikaltër e qetësoi disi fitorja me përmbysje ndaj Juventusit, e kjo zgjati të paktën deri në nëntor, atëherë kur rezultatet e teknikut holandez, 7 humbje në 14 ndeshje, do t’i detyronin drejtuesit e lartë ta shkarkonin dhe ta zëvendësonin me Piolin.

Për të thënë të vërtetën, përpara De Boer ishte edhe Gasperini, trajneri aktual i Atalantës. Në sezonin 2011-2012, edhe pse drejtonte një skuadër me shumë emra të “Tripletës” së famshme, Interi e nisi me humbjen 4-3 në Palermo kampionatin, por kjo ndeshje vlente për javën e dytë (e para nuk u luajt për shkak greve të shoqatës së futbollistëve). Më pas erdhi barazimi në “San Siro” me Romën, që u pasua nga humbja 3-1 me Novarën. Por, nisja negative e Gasperinit kushtëzohet nga shtyrja e ndeshjes hapëse me Leccen, të cilën zikaltrit e fituan në dhjetor por nën drejtimin e Ranierit.

Edhe pse nisja ndaj Sassuolos dhe Torinos nuk ka qenë entuziazmuese, duke pasur parasysh se historia sugjeron që sezonet e nisura keq mund të përfundojnë edhe më keq, tifozët e Interit e dinë mirë se në 35 vitet e fundit ka pasur edhe nga ata që kanë bërë më keq.

Në sezonin 1983-1984, Interi i drejtuar nga Radice e nisi me dy humbje përballë Sampdorias dhe Lazios, duke pësuar 5 gola dhe shënuar vetëm një. Por, pankina e tij u shpëtua vetëm falë një ekipi të përbërë prej emrash të mëdhenj, si Altobelli, Bergomi, Beppe Baresi, Marini dhe Beccalossi. Një grup i fuqishëm që arriti të mbante të bashkuar skuadrën përreth trajnerit. Interi nisi të fitonte dhe të ngjiste shkallët e klasifikimit, por duket se vrapimin e nisi shumë vonë për të rikuperuar terren ndaj Juventusit dhe Romës.

Në fund të atij edicioni, Radice e çoi Interin në vendin e katërt dhe garantoi pjesëmarrjen në ish-Kupën UEFA. TCH

ma.me

Next Post
E reja u sulmua në mes të rrugës nga përdhunuesi, askush nuk e ndihmonte

Djali dhunon babain, përfundon prapa hekurave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In