• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ka kthim pas”/ Noka: Rruga e vetme që ka Berisha dhe e vërteta e “sherrit” me Bashën. PD do ta rrëzojë kryetarin

by Java News
17/09/2021 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot me vendosmëri se nuk ka kthim pas për vendimin e një jave më parë, që përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli “non grata”. Por, deputeti Flamur Noka, një nga mbështetësit e Sali Berishës në aksionin kundër kryetarit të PD-së, shprehet se ish-kryeministri nuk do të tërhiqet deri sa anëtarësia të flasë në lidhje me vendim. I ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC, përballë gazetares Jonida Shehu, Noka tregoi hapat që do të ndërmarrin për të shkuar deri te referendumi. Fillimisht, deputeti demokrat tha se do të mblidhet Kuvendi Kombëtar për të ndryshuar statutin.

“Ne kërkojmë referendum pa diskutim. Nuk dua ti hyj që referendumi ka qenë një pikë dhe është hequr nga statuti, nuk dua t’i hyj që është e paramenduar. Mekanizmat janë; e para ne kërkojmë referendum, por si do të arrihet? Do të mblidhet Kuvendi kombëtar do të bëjë ndryshimin në statut, për të sanksionuar referendumin. Dhe sovrani është ai që vendos. Kuvendin do ta thërrasë ¼ e anëtarësisë” tha ai.

Ish-ministri i Brendshëm u shpreh se synimi fundor është të respektohet vullneti i anëtarësisë, të dëgjohet zëri i demokratëve.  “Në mënyrë absolute, Sali Berisha kërkon një gjë; të dëgjohet zëri i cdo anëtari, të respektohet vullneti i anëtarësisë, si e vetmja formë për ta bërë partinë më të fortë. Në rast se zëri do të flasë pro vullnetit të kryetarit, Berisha ka shprehur se do ta respektojë. Në të kundërt, do të respektohet vullneti i anëtarësisë, Basha të bëjë zgjedhjen e tij.

Demokracia direkte është kjo, të respektosh vullnetin e anëtarëve, nuk mund të marrësh vendime si autokrat. Sot e kanë konfirmuar mbështetësit se nuk pranuan ta çojë në bazë, se anëtarësia e rrëzonte. E gjithë përpjekja e Berishës është të mbajmë forcën tonë të bashkuar.

Ka vetëm një rrugë që forca politike të mos përçahet, konsulta me anëtarësinë. Ne jemi produkte të votës së anëtarëve, kur merr vendim kundër, e ke përçarë. Ne kërkojmë të pyetet anëtarësia” tha më tej Noka.

Por a ka përgjegjësi Berisha për vendimet që ka marrë Basha? “Sali Berisha, edhe kur ka qenë kryeministër dhe kryetar i PD-së, kishte një cilësi, që është e rrallë në liderat, po nuk i kërkoje mendim, nuk përzihej. Unë kam qenë ministër i tij, përsa kohë nuk i trokisja në derë, nuk përzihej. Por nëse i shkoje të jepte mendim. Nëse Basha e ka pyetur, mund ti ketë thënë ke kaluar cdo kufij, mund të japësh dorëheqjen”.

Në fund, Noka sqaroi edhe lajmet në media se debati mes tij dhe liderit të PD-së për vendimin e përjashtimit të Berishës kishte shkuar deri në përplasje fizike. “Jo. Mediat e qeverisë për të banalizuar debatin e brendshëm u munduan ta kanalizojnë kështu.

Ka qenë një debat konstruktiv, edhe terma miqësor, por këto që po them janë thënë, sepse po përçahet partia. Partia po lëngonte nga 25 Prilli, dyfish nga shpallja “non grata” e Berishës dhe i kam thënë se me këtë vendim e vrave partinë” tha ai.

/m.j

Next Post
“Fajin e ka Blinken”/ Anëtari i kryesisë së PD: Basha ka marrë një vendim që nuk e dëshironte. Berisha i lënduar dhe i zemëruar, s’fiton

"Fajin e ka Blinken"/ Anëtari i kryesisë së PD: Basha ka marrë një vendim që nuk e dëshironte. Berisha i lënduar dhe i zemëruar, s'fiton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Zgjedhjet e parakohshme nuk i leverdisin as mazhorancës, as opozitës zyrtare

October 27, 2026
Tensionohet protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave

Tensionohet protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave

October 27, 2026
Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit

Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit

October 27, 2026
‘Thyhet’ siguria e Parlamentit italian, hakerët lexojnë email-et e politikanëve

‘Thyhet’ siguria e Parlamentit italian, hakerët lexojnë email-et e politikanëve

October 27, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Begaj njofton nisjen e konsultimeve për Zgjedhjet Lokale, ja kur do të mbahen

October 27, 2026
Sërdanoviç për REL: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë, marrëveshjet do të shqyrtohen

Sërdanoviç për REL: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë, marrëveshjet do të shqyrtohen

October 27, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, 6 të tjerë lirohen me masa sigurie

Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, 6 të tjerë lirohen me masa sigurie

October 27, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

October 27, 2026
“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin

“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin

October 27, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In