Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në facebook me pamjet para dhe pas rikonstruksionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Laç.
Rama thotë se DRSHTRR Laç është e dyta në renditje për fluksin e shërbimeve dhe njofton se punimet për transformimin rrënjësor të DRSHTRR Laç janë drejt fundit.
Postimi i plotë: Po shkojnë drejt fundit punimet për transformimin rrënjësor të DRSHTRR Laç, pas një historiku shumëvjeçar të përmbytjeve nga shirat të këtij institucioni, ku kryhen 110,810 shërbime në vit për 54,209 drejtues mjeti, që e rendisin të dytin për ngarkesën e shërbimeve në rajonin e veriut pas Shkodrës. #SkaKohëPërPushim. / b.h