• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ka koalicion me parti mëkatare”, Murrizi: PD është kthyer në një paradhomë e Ramës

by A R
24/09/2020 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi sqaroi draftin që grupi i tij parlamentar propozoi për listat e hapura duke sqaruar se në ndryshim nga PS sipas këtij drafti deputeti që merr qoftë edhe një votë më shumë merr automatikisht mandatin dhe nuk ka nevojë që të kalojë një numër të caktuar votash për të prishur renditjen e listës paraprake të përcaktuar nga partia. I ftuar në “Repolitix” ai tha se pragu prej 3 % është një absurditet në një kohë kur vendi është me sistem rajonal, ndërsa sqaron se grupi i tij kërkoi pragun prej 1 %. Murrizi sqaron se renditja e kandidatëve nuk është aspak më rëndësi pasi mandatin e merr ai që është më i votuari nga populli.

“Renditja e kandidatëve nuk është fare i rëndësishëm, renditja formale në dorëzimin e listës në KQZ le të jetë siç e mendon subjekti politik, pasi kjo nuk ka vlerë para votës së qytetarëve. Pra me votimin e qytetarëve do të ketë një ri-listim të tyre. Jemi të gjithë në garë dhe në listë të hapur. Nëse Myslim Murrizi merr një votë më shumë edhe pse është i renditur i 16-ti ai del i pari dhe merr mandatin, kjo është lista e hapur 100 %. Pragu 3 % nuk ka sens. Në një sistem rajonal nuk mund të bëhet prag kombëtar. Ne e kemi 1 % që do të thotë se nëse një subjekt politik nuk i merr ato vota, kurrë të mos marrë mandat”, tha Murrizi.

Në lidhje me heshtjen e PD, Murrizi tha se kjo është një tragjedi dhe se PD është kthyer në një paradhomë e Ramës. Sipas Murrizit, Rama po e përdor popullin për sondazhe dhe jo për votim.

“Kjo është një fatkeqësi po janë njëlloj hipokrit si Rama që thotë i kam hap 100 % por mandat i ndaj unë si dua dhe PD që hesht paturpësisht. Rama fton popullin për sondazh dhe jo për votim , për të parë se kush është më i vlerësuari dhe kë respektojnë më shumë qytetarët”, tha Murrizi.

I pyetur se më kë do të bëjë koalicion nëse formimi i qeverisë varet nga vota e tij, Murrizi tha se do të jetë në krah të forcave të djathta megjithatë shtoi se kurrë nuk duhet thënë kurrë në politikë.

“Me të parë me të bërë, në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Me forca të majta jo, por më shumë me partitë e djathta, nuk ka koalicion me partitë që mbartin mëkate nga pushteti”, tha Murrizi.

/a.r

Next Post
Ndodh në zemër të Europës! Tre meshkuj rrahin 22-vjeçaren pse kishte veshur minifund

Ndodh në zemër të Europës! Tre meshkuj rrahin 22-vjeçaren pse kishte veshur minifund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In