• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka gërmime për Mbretëreshën Teuta, Zeqo: S’dimë a e vranë apo u vetëvra

by A R
14/08/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbretëresha e ilirëve, Teuta, që u bë shëmbëlltyra e parë e një femre guximtare ndaj fuqisë romake, është harruar nga studiuesit, thotë shkrimtari dhe arkeologu i njohur Moikom Zeqo.

Ai ka publikuar një ese ku apelon për thellimin në studimet shkencore që të përmbushet profili i historik i mbretëreshës ilire.

Konkretisht Zeqo shkruan: “Ky është një boshllëk hutues. Autorë të huaj kanë shkruar për të fragmentarisht. Burimi kryesor është Polibi, përshkrimi i të cilit në shumë pika për Teutën dhe ilirët i ngjan një reportazhi politik, ku urrejtja ndaj Teutës është maksimale dhe institucionale. Burimet arkeologjike janë të kufizuara, disa dokumente epigrafike krijojnë një informacion të përafërt. Dhe kaq”.

Zeqo tërheq vëmendjen e arkeologëve:

“Nuk janë bërë zbulime brenda kështjellës ilire për të dhëna për epokën e Agronit dhe Teutës (gjetje artefaktesh etj.). Qyteti Dimalium që lidhet, sipas Polibit me një veprim luftarak të Skerdilajdit, është zbuluar dhe identifikuar. Të mangëta janë kërkimet në Foinikë, ky terren që ka shumë gjurmë të  Luftës së Parë iliro-romake.
Dihet që Teuta erdhi në pushtet mbas fitores së Medonit, dhe kur mbreti Agron vdiq në kulmin e lavdisë së fitores në vitet 230-228 para Krishtit. Në fillim ishte si tutore e birit të Agronit dhe gruas tjetër Triteutës
“.

Esseja e Moikom Zeqos hap një dritare të panjohur mbi profilin e mbretërshës së Ilirisë:

“Ka mbetur në hije. S’dihet fati personal, si ka vdekur, apo e kanë vrarë. Polibi që e urreu, megjithatë thotë diçka të veçantë që ajo i dërgonte letra. Ku janë studimet për letrat, dhe  nëse përdorte letra të shkruara në ç’gjuhë ishin? Shëmbëlltyra e Teutës bëhet një matricë. Kundërshtimi i saj ndaj Romës u reflektua edhe tek dy luftërat e tyre iliro-romake që mbyllen me disfatën e Gentit në 167 para Krishtit. Për 99 vjet, një shekull që nga Pleurati tek Genti – shteti ilir është një dukuri konkrete, një fuqi e madhe ushtarake me status institucional, një realitet kryesor mesdhetar i historisë antike, ku është hera e parë që shkëlqen emri i një mbretëreshe ilire”. / report tv

Next Post

Kennedy u vra nga CIA, pasi zbuloi dëshmi për UFO-t?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In