Ka përfunduar në barazim pa gola 0-0, ndeshja mes Partizanit dhe Teutës e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Edhe pse takimi ka qenë i luftuar nga të dy ekipet, në fund ato kanë ndarë pikët duke mos mundur të përfitojnë nga ndalimi i Laçit me Tiranën.
Një moment i diskutueshëm ka qenë në minutën e 74-të, teksa gjyqtari anulon një gol të të kuqve për pozicion jashtë loje.
Pas këtij takimi, Partizani gjendet në vendin e tretë me 43 pikë, aq sa dhe Teuta në vend të katërt.