• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

S’ka faj Qazimi, nëse të ka lënë benzina rrugës

by Skënder Minxhozi
31/03/2020 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kemi patur shumë shpesh këto 30 vjet, mësues që kanë bërë shitësin e frutave, ish-ushtarakë që kanë këmbyer valutë poshtë bankës së shtetit, gjeologë që kanë punuar muratorë apo inxhinierë që janë bërë shoferë taksish. Sot mësuam se paska edhe infermierë që nga halli, kur kanë mbetur pa punë, paskan punuar edhe në stacionet e karburantit. Deri këtu asgjë e re në qiellin tonë shqiptar.

Por që një infermier-pompist krejt i panjohur, të përdoret trashë për të balancuar një nismë humanitare shumë të përgëzuar, për të ndihmuar me mjekë e personel ndihmës Italinë fqinjë në këto kohë të zymta, kjo ishte një gjë e re. Një shpikje nga halli në fakt, e atyre që reagimet në kor pozitive, të politikës e medias italiane, i kanë parë si humbje politike personale.

Pierpaolo Sileri, zëvendësministër i shëndetësisë, kirurg dhe akademik i njohur në Itali, është ndoshta zëri më kualifikuar për të përgënjeshtruar fabulën me pompistin Qazim. I ndodhur në aeroportin e Romës, bashkë me ministrin e jashtëm Di Maio, për të pritur mjekët e infermierët, ai deklaroi se ishte emocionuar teksa kishte parë mes tyre dy studentë të tij.

Le të vijmë tek sherri banal shqiptar për pompën e benzinës së Qazim Ismailit. Së pari dhe më e rëndësishmja, që Shqipëria e vogël të ndihmojë simbolikisht Italinë e madhe dhe të mirëpritet nga kjo e fundit, duhet të jetë një motiv i ligjshëm krenarie për cilindo shqiptar. Jo vetëm për atë gjysëm milioni bashkatdhetarësh që jetojnë atje dhe që e ndjejnë të parët temperaturën mes dy shteteve, por edhe për ne të tjerët, që kemi parë tek Italia një fqinj të mirë, të sinqertë dhe dashamirës.

Dërgimi i mjekëve e infermierëve shqiptarë në frontin më të vështirë të luftës kundër pandemisë së Covid 19 mund veçse të përshëndetet, qoftë edhe pa dëshirë ose edhe me shtrëngim buzësh a sforcim. Është një nga ato momente kur nuk ke mundësi të bësh diçka tjetër, përveçse të thuash një fjalë të mirë.

Së dyti, që kjo nismë të banalizohet e përbaltet, me një histori fatkeqe personale të njërit prej infermierëve që shkuan në Itali, kjo është diçka krejt vulgare dhe e padrejtë për ne si shqiptarë, por edhe për ata që mirëpritën ndihmën tonë modeste. Pasi ka punuar 18 vjet si infermier mes Shqipërisë dhe Italisë, Qazim Ismaili është detyruar të bëjë një zanat tjetër “më vulgar”, pompistin në një stacion benzine në Vorë. Arsyet e tij familjare për këtë vendim janë bërë tashmë të njohura në media. Çfarë ka këtu për të ngritur një tymnajë propogande  nga ato më pavlerat?

Çeshtja ështe jo nëse Qazimi është apo jo i specializuar për të bërë infermierin, por që të gjendej një fabul çfarëdo për të anatemuar, mpakur e banalizuar nismën e qeverisë shqiptare. Një provë nga ato më të prekshmet e flagrantet, për të kuptuar sesa dëshpërimisht është kërkuar për ta dëmtuar sadopak këtë operacion humanitar, me efekt të fortë imazhi në Itali e jashtë saj.

E megjithatë e vetmja batutë që të vjen ndërmend kur sheh zellin me të cilin një pjesë e medias dhe opozitës u kap pas këtij rasti, është se “ç’faj ka Qazimi, nëse të ka lënë benzina në mes të rrugës”!

Next Post
Kulturë politike në kohë pandemie!

Kulturë politike në kohë pandemie!

Comments 15

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Bravo Skender por sali qeni ate pune mashtrusi ka

    Reply
  2. Eljazi says:
    6 years ago

    Bravo Skender por sali qeni ate pune mashtrusi ka

    Reply
  3. Shkelqim Jamaku says:
    6 years ago

    jo vetem analist i perkryer ,por edhe ne shkrimet e tij gjen plot humor godites!
    Respekt je i madh

    Reply
  4. Anonymous says:
    6 years ago

    SIPAS OPOZITES…QAZIMI DUHET TE JETONTE ME PERKRAHJE SOCIALE…SE NUK I AFRUAN DOT ZANATIN E VET.SI MJEK..AHHHHMOJ OPOZITE…KUJTON SE MER VEMENDJE ME KETO BROÇKULLA.FLM ZOTI MINXHOZI

    Reply
  5. Grigor Qerfozi says:
    6 years ago

    Respekte Skënder je më i miri dhe më realisti i analitëve në shqipëri.Mos u çudit kjo është politika dhe media mizerabël në shqipëri, pastaj preken kur Edi i quan Kazan. Përshëndtje G.Qerfozi

    Reply
  6. Naum Mihilli says:
    6 years ago

    Bravo Skender. Je gazear shume objektiv dhe me nje pene te arte.Portalin tend e kam me te besueshmin,dhe e shoh te pakten dy ose tre here ne dite. Jetoj ne Michigan prej 19 vjetesh.Ju ndjek me vemendje e ne emisionin e Sokol Balles.

    Reply
  7. U says:
    6 years ago

    Bravo zoti Minxhozi kjo nuk eshte omozite kjo eshte nje hale

    Reply
  8. Anonymous says:
    6 years ago

    Bravo, Skender .Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat.

    Zamir Petrela (ZANI)

    Reply
  9. Anonymous says:
    6 years ago

    Z.Skender si gjithmone i lexuesh dhe objektiv.Te lumte per shkrimin!

    Reply
  10. Ivana says:
    6 years ago

    Z.Skender si gjithmone i lexuesh dhe objektiv.Te lumte per shkrimin!

    Reply
  11. Dritan Mataj says:
    6 years ago

    Minxhoz je ne mendjen time dhe ne te njejten linje

    Reply
  12. Arjan Shanto says:
    6 years ago

    Respekt z. Minxhozi.
    Eshte vertete per te adhur keq qe, kemi vuajtur e vuajme nga e keqja mes vetes
    Eshte e vertete qe syqorrazi kemi ecur dhe ecim.
    Eshte e vertete qe mendjet e liga jane nje kor i keq e bashkudhetar i ketij populli.
    Eshte e vertete qe cmira na ka perndjekur mes njeri tjetrit aq sa u be lapidare shprehja: “Çfare do ti? Lope!
    Po ti tjetri çfare do ne shperblim te asaj qe bete per mua? Merri lopen atij tjetrit!
    E ne kete kendveshtrim nje pjese e politikes, shtypit injektojne ne ndergjegjen shoqerore modelin me te keq te respektit reciprok.
    Kontributi juaj eshte i respektueshem e larg te qenit konfliktual, edukativ dhe inspirues per kufijte e gjithsejcilit ne respektin reciprok.
    Pune te mbare…

    Reply
  13. Shlirim dinaku says:
    6 years ago

    Respekte i nderuar!

    Reply
  14. Kika koka says:
    6 years ago

    Sa te varfer keta te PD! Jane per tu qare hallin. Qepeni ate goje se ju vjen ere….. Te pafytyre e ordinere

    Reply
  15. Dhrimaj Hairije says:
    6 years ago

    Per keta gazetare ka nevoje Shqiperia qe ta shikojne cdo problem me sy objektive dhe te jene realiste ne analizen dhe cdo gje qe shkruajne pa e pare me sy partishmerie po si shqiptare mbasi formimi i lexuesve eshte nga ne nivele te ndryshme dhe nje fjale jo korrekte e interpetojne sipas qefit. Xhestin e mjekeve e pershendeti e gjithe bota dhe eshte e pafalshme perbaltja nga ana jone kam pershtypjen se edhe shtypi Italian e ka marre informacionin nga shqiptare por kot nuk thote populli ruaje shqiptarin nga shqiptari

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com