Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi deklaratën publike të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, që dha alertin, se Irani mund ta sulmojë Shqipërinë.
Haxhiu tha se deklarata është e tepruar. Ai shtoi se raketat balistike iraniane nuk ka shanse të arrijnë Tiranën. Sipas Haxhiut, nuk ka celula iraniane në vendin tonë.
Baton Haxhiu: Nuk ka celula iraniane në Shqipëri. Kjo, sepse MEK-u kontrollohet nga SHBA-të dhe Izraeli. Deklarata është pak e tepruar. Kur preken qytetarët amerikanë, Ambasada e SHBA-ve njofton menjëherë. Raketat balistike iraniane nuk vijnë në Shqipëri. Kjo nuk ndodh.
Ne jemi shumë pranë në raportet me Izraelin dhe Amerikën. Kjo marrëdhënie krijon një frikë, që mund të ndodhë diçka. Për shkak të kësaj marrëdhënie, mund të ketë kamikazë. Por gjëja është larg dhe nuk mund të ndodhë kjo gjë. Pse kjo deklaratë është e tillë nga ambasada amerikane? Kjo, sepse Irani ka vetëm dëshirë ta sulmojë Shqipërinë. Irani dëshiron që të krijojë një imazh jo të mirë për Shqipërinë, i vetmi rrezik është sulmi kibernetik.











