• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’jemi mburojë e askujt”/ Manja reagon për videon e kryebashkiakut: Derisa të flasë drejtësia, duhet të jetë i pezulluar

by Java News
23/01/2020 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, reagoi për herë të parë në emër të Partisë Socialiste për videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqet duke thithur kokainë, duke thënë se PS nuk bëhet mburojë e asnjë personi publik, qoftë i zgjedhur në pushtet vendor apo qendror, nëse bie ndesh me ligjin.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, Manja tha se SPAK duhet të zbardhë një orë e më parë të vërtetën mbi kryebashkiakun Alla, ndërsa theksoi se ai duhet të pezullohet nga detyra, derisa drejtësia të nxjerrë konkluzionet për rastin.

“Më lejoni të ndaj përgjegjësinë politike të PS me përgjegjësinë e institucioneve shtetërore dhe atë individuale të personave. PS e ka bërë të qartë se nuk bëhet mburojë për asnjë person publik, qoftë i zgjedhur në nivel vendor apo qendror, nëse bie ndesh me ligjin. Këtë demonstrim të vullnetit të saj politik, PS e ka shprehur me votë, por edhe me qëndrime publike, që kur votuam ligjin për Dekriminalizimin dhe reformën e drejtësisë, por edhe me qëndrimin që ka mbajtur me disa të zgjedhur lokalë, për të cilët ka pasur denoncime publike. Edhe në rastin konkret, PS është e qartë.

Sa i përket përgjegjësisë së institucioneve shtetërore, askujt nuk mund t’i bëhet një gjyq publik, pa u shprehur agjencitë ligjzatuese. Pra, do duhet që Prokuroria të shprehet për rastin. Nëse prokuroria do dalë në konkluzionin se videoja është rast konkret, institucionet shtetërore duhet të marrin masa. Në rast se ky person jep dorëheqjen sot, dhe nesër organet e drejtësisë thonë se videoja ishte shatanzh? Ai nuk mund të rikthehet në detyrë.

Mendoj se rasti konkret, për sa kohë SPAK ka filluar hetimin dhe e përgëzoj, që ka reaguar shpejt, dhe e inkurajoj ta zbardhë një orë e më parë, që të mbyllet debati. Nëse kryebashkiaku është në konflikt me ligjin, është në përgjegjësinë e qeverisë të ndërmarrë të gjitha masat për ta shkarkuar nga detyra. Por, duhet të dimë cila është e vërteta. Është rasti të flasë drejtësia. Për përgjegjësinë morale është në ngarkim të vetë kryetarit të bashkisë. Duhet të kemi një hetim të paanshëm, të shpejtë dhe objektiv dhe derisa të flasë drejtësia kryebashkiaku mendoj se duhet të jetë i pezulluar. Por, nuk mendoj për shkarkim pa folur drejtësia”, tha Manja.

g.kosovari

Next Post
Ndihma për tërmetin/ Rama mesazh pas takimeve me Conte e Di Maio: Momentet e vështira s’do ti kapërcenim pa ju

Ndihma për tërmetin/ Rama mesazh pas takimeve me Conte e Di Maio: Momentet e vështira s’do ti kapërcenim pa ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In