Për analistin Frrok Çupi, çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himraës, Fredi Beleri do të zgjidhet nga vendet perëndimore.
Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se sjellja e Greqisë përbën një goditje, por edhe provokim ndaj BE-së. Sipas Çupit, Greqia është një shtet, i cili në mënyrë arbitrare po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.
Atëherë do të zgjidhej në Shqipëri, në sensin më negativ të fjalës. Sot, do të zgjidhet sigurisht në BE. Sjellja e Greqisë ndaj Himarës është një goditje, ose një provokim ndaj BE dhe vlerave të saj qytetare dhe politike.
Greqia është një shtet, i cili në mënyrë arbitrare po fut duart në punët e një shteti tjetër. Greqia është një shtet që po i thotë vetes që vendos unë për gjykatat e tua dhe për ligjin tënd.