• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘S’jam i ardhur në Tiranë’, Veliaj i përgjigjet Këlliçit: Gjuhë fyese, ata që ofendojnë të ardhurit shajnë edhe tironsit e vjetër

by Java News
19/10/2022 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe një deklaratë të bërë nga eksponentë të opozitës, për të ardhurit në Tiranë. Ai tha se gjuha e përdorur është fyese, raciste dhe neveritëse, sepse ka ofenduar jo vetëm 95% të të ardhurve në Tiranë, por edhe tironsit e vjetër.

“Ata thonë: ‘Unë nuk i njoh këta, se nuk jam i ardhur në Tiranë’. Çfarë do të thotë kjo? Kjo është një gjuhë komplet raciste, është e ndyrë, është neveritëse të thuash ‘unë nuk jam i ardhur në Tiranë, nuk i njoh këta’. I bie që nuk njeh 95% të Tiranës dhe ofendon edhe tironsit e vjetër, se njerëzit që kanë përfituar më shumë nga boom-i i ndërtimeve në Tiranë dhe nga gjithë këto rivlerësime të pronave, është në fakt tirosni i vjetër. Këta që shajnë ‘jabanxhinjtë’ nuk e kuptojnë se jetojnë në Tiranën e vitit 2022, ku jo vetëm 95% kanë ardhur nga qytete të tjera, por këtu jetojnë 140 kombësi. Jo vetëm nuk jetojnë me kohën, por ofendojnë edhe vendalinjtë”, tha Veliaj.

Deklarata për të ardhurit në Tiranë u bë nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një emission televiziv.

Next Post
Rritja e çmimeve, Veliaj: Abone falas dhe subvencion 50% të tarifës së konvikteve, ndihmë për studentët

Rritja e çmimeve, Veliaj: Abone falas dhe subvencion 50% të tarifës së konvikteve, ndihmë për studentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com