• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’jam anti-amerikan”/ Berisha: Basha prishi hetimin për ‘Toyota Yaris’. S’refuzoj përballjen në SPAK për “non grata”

by Java News
18/12/2021 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jashtë dyerve të qendrës së votimit, të vendosur para ambasadës amerikane, ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për çështje të ndryshme të aktualitetit, lidhur me akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës dhe SHBA.

Lidhur me akuzat për dosjen e “Toyota Yarsi”, Berisha tha se “Unë nuk kam mbajtur asnjë sekret. Sa i përket ‘toyota yaris’, në dijeninë time Prokuroria ka hapur një çështje, Lulzim Basha ka bërë deponimin. Unë Bashës i kam thënë që ti ke prishur hetimin. Unë di që ai është thirrur në hetim. Kam dëshmuar publikisht se cfarë i kam thënë atij. Drejtësia belge po e ndjek dhe kam beism se do t’i shkohet deri në fund”.

Pyetje-përgjigje:

A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes “non grata”?
S’kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, cdo qeveri, cdo individ, të paraqesë cdo fakt e dokument që ka kundër Sali Berishës. Ju siguroj se sikundër deri sot, edhe 100 vjet të tjera, do mbeten duarbosh.

Do ketë sërish përplasje në selinë e PD ditën e protestës?
Vendimi grumbullimit të demokratëve ditën e hënë do të jetë oborri i selisë së PD, oborri i selisë së tyre, jo për protestë aty, se aty është vendi për t’u nisur. Ftoj të gjithë demokratët të bashkohen dhe të protestojnë para Kryeministrisë. Ne do mblidhemi në selinë e PD dhe ne kemi thirrur protestën, ndërsa nuk di që Lulzim Brava të ketë thirrur protestë. Selia e PD nuk është shtëpia e Bashës, nuk është prona e tij, ajo është selia e demokratëve shqiptarë. Kështu nuk ka asnjë lloj dyshimi që janë të mirëpritur cdo demokrat. Mund t’iu them që ka një angazhim shumë të madh. Lulzim Brava në ora 5 pasdite merr verdiktin që meriton.

Betejë kundër SHBA?
Nuk jam unë që merrem me protokollin e diplomatëve në Tiranë, ata kanë protokollin e tyre. Kjo nuk është betejë kundër asnjë vendi të lirë, e aq më tepër kundër SHBA. Është betejë për lirinë, për votën e lirë në Shqipëri. Kështu, unë mendoj se betejë kundër lirisë dhe vendeve të lira bën Lulzim Brava, që deklaron se SHBA pranoi plaçkitjen e votës nga Edi Rama, për shkak të Sali Berishës. Betejën time personale unë e kam në Gjykatën e Parisit.

A do përballeni në gjykatë për statutet?
Statutën shkojnë në gjykata jo për t’u hedhur poshtë apo për t’u miratuar, shkojnë për t’u regjistruar. Gjykatësi i lexon nëse ato kanë nene që nuk përputhen me Kushtetutën e Shqipërisë. Patjetër që në këtë rast kanë të drejtë t’i refuzojnë gjykatat.

Akuzat se lëvizjet tuaja janë antiamerikane…
Ata që e cilësojnë antiamerikanë këtë, janë njerëz të verbër, se në fakt ky revolucion më shumë se cdo lëvizje tjetër pas ’90, po mbjell në këtë vend vlera të lirisë, që janë të konsoliduara në SHBA, më shumë se kudo. Ky është një revolucion demokratik në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do i rikthejë shqiptarëve votën e lirë, revolucion që nuk ndalet më nga asgjë. Edi Rama, jo të ndërrojë xhaketën, por dhe lakuriq po të dalë, nuk mund të ndalojë kurrë vrullin e këtij revolucioni./m.j

Next Post
“Rama jo të ndërrojë xhaketën por të dalë lakuriq nuk e…”/ Berisha: Të hënën në orën 16 protestë, mblidhemi para selisë së PD

"Rama jo të ndërrojë xhaketën por të dalë lakuriq nuk e..."/ Berisha: Të hënën në orën 16 protestë, mblidhemi para selisë së PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In