Flet nga Italia, efektivi i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, Gani Dama. Në një reagim për mediat, Gani Dama thotë se ndodhet në Itali, për shkak të një problemi familjar, por që sipas tij, ka marrë madje edhe leje nga drejtoria vendore e Policisë Durrës. Efektivi thotë se do të rikthehet në Shqipëri dhe do të sqarojë të gjitha akuzat në drejtim të tij.
“Jam në Itali me leje të firmosur nga Policia. Përmes Tv mora vesh se jam shpallur në kërkim. Nuk po ia mbath nga askush, aq më pak nga drejtësia. Jam larguar nga data 9 janar në Itali për arsye familjare. Kur të kthehem, do të përballem me drejtësinë”, është shprehur Dama.
Gani Dama, është polici i Patrullës në Durrës, që u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Abuzuesit”, i finalizuar dy netë më parë në Durrës. Pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit, bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim.
Kujtojmë se në një operacion të ndërmarrë mbrëmjen e së enjtes në Durrës, SHÇBA njoftoi arrestim e 17 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor. Bëhet fjalë për:
1- Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze
2- Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak
3- Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze
4- Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
5- Ermal Petova, OPGJ, Manze
6- Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth
7- Nikollë Marku, OPGj, Manze
8- Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.
9- Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak
10- Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)
11- Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,
12- Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
13- Adem Lika, Ndërtues/BW
g.kosovari