• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sizifët pa gurë të PD

by Edvin Kulluri
14/07/2023 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

Dy PD-të në opozitë kanë nisur sërish varavingot e tyre boshe duke sulmuar qeverinë që nga cështja Rraja e deri tek inceneratorët, duke ulur disi sulmet ndaj njëri-tjetrit! E njëjta muzikë prej 2 apo 6 vitesh, që sa më shumë humbin përballjet elektorale, aq më shumë merren me të tjerët por mazallah me veten. Në këtë teatër absurd, po mos të dish se c’ndodh në këtë vend, të duket sikur zgjedhjet I fiton opozita, ndërsa mazhoranca rreshton vetëm humbje. Në pamje të parë rifillimi I betejave pas cdo  gare elektorale të humbur mund të quhet karakter, por në fakt është një idiotësi politike e paprecedentë në 33 vite demokraci, pasi të pretendosh të marrësh rezultat të ndryshëm nga I njëjti eksperiment I dështuar, nuk mund ti vësh epitet tjetër. Ose më keq akoma është marrëzi, pasi në memorien kolektive të votuesve dhe leadership-it të PD ka dhe fitore. Pra ata e dijnë si fitohet, por kanë zgjedhur të humbin. E bashkë me ata që drejtojnë, këtë zgjedhje e kanë bërë dhe ata që I mbështesin apo nuk lëvizin vendit për të gjetur zgjidhje, sepse të parët janë emocionalë, ndërsa të dytët janë lodhur nga keto ecejake për poshtë.

Janë lodhur nga precedeti I vendosur nga Lulzim Basha në këto 10 vite: “humb sa herë të duash, por karrigen nuk e lëshon”. Kjo që bëjnë këta, është si të lindësh një fëmijë e ta lësh në maternitet duke carë ferrën vetë, në pritje që ta adoptojë dikush. Por nëse prindër të papërgjegjshëm në kufijtë e kriminales, bëjnë akte të tilla në kurriz të privatësisë së tyre dhe në kurriz të jetës së një qënieje të pafajshme, “prindërit 1 dhe 2 të PD”, pra Basha dhe Berisha kanë lënë në rrugë sistemin demokratik dhe të paktën një popull opozitar të barabartë me atë në pushtet për nga numrat. Aq paradoksale është situata, sa duket se dhe Rama duhet të shpikë ndonjë lëvizje si zgjedhjet e parakohshme pa ndonjë krizë parlamentare, për të mbajtur sistemin në këmbë, natyrisht në dukje. Sepse në thelb, një pluralizëm pa njërën palë, është si një motor me një rrotë që se kur do rrëzohet nuk e dijmë, por që do ndodhë është e sigurtë.

Natyrisht që sebepe për të sulmuar mazhorancën Rilindase gjen cdo ditë. Rama me ndjekësit e tij prodhojnë procka me një intensitet për tu admiruar që nga dita e parë që kanë shkelur në pushtet. Dhe as nuk kanë nevojë të përmenden, sepse sapo nis numërimin e PPV-ve korruptive, kanabizimin, listën e zyrtarëve me precedent penalë etj., bëhën aq shumë saqë detyrohesh të nisësh numërimin nga fillimi, pasi nuk mjaftojnë dhjetë duar e jo më një, aq  sa ka njeriu I gjorë. Por kjo histori 10 vjecare me përplasje, kundërshtime e denoncime, sa herë është përballur me ditët e gjykimit, pra zgjedhjet parlamentare apo vendore, kanë prodhuar një “vërrë në ujë” sic u pëlqen vlonjatëve të shprehen. Pse? Sepse kriza e vërtetë nuk duhet kërkuar tek populli socialist që voton nën moton e socialistes nga Berati që do mbahet mend për shprehjen “nuk duam as bukë e as ujë, por aman o shokë të udhëheqjes mos u zini”. Sepse pavarësisht nga absurdi I kësaj mënyre ekzistence politike, socialistët kështu funksionojnë. Dhe kjo është jo aksiomë, por teori shkencore e provuar. Me Nanon apo Ramën, Ramizin apo Metën, socialistët cojnë në kutitë e votimit 700 mijë vota e sipër që nga viti 1992. E as kanë ndërmend të reflektojë  pavarësisht nga përgjërimet e Aldo Bumcit për të ndërruar mendje. E sic shkruante babai I Pragmatizmit Ëilliam James,  “në politikë ka rëndësi vetëm rezultati, pavarësisht sa të bukura tingëllojnë teorite”!

Në këto kushte të stërprovuara, këmbulja e socialistëve për të votuar për shembull një pasardhës të Sami Frashërit si Arben Ahmetaj,  gjen përballë këmbënguljen epike të drejtuesve të opozitës për të mos parë nga vetja pas cdo dështimi, njëri më I rëndë se tjetri. Biles vazhdojnë në kufijtë e lumturisë udhëtimin e tyre vetëvrasës. Të krijohet përshtypja, në mos bindja, se PD-në e drejtojnë një grup mazokistësh të vetëkënaqur! E kjo dallohet në seancat plenare në Kuvend, por sidomos në deklaratat e fitoreve që nuk kanë ndodhur kurrë, pikërisht natën e zgjedhjeve. Pa nisur ende numërimi I fletëve të votimit, proklamimet pompoze të Bashës në 25 prill dhe Bardh Spahisë në 14 maj për fitore, të kujtojnë spektaklin e Nadirit tek 15 katëshi, me thirrjen “mbamëni se po hidhem”, e në fund nuk u hodh hic,  por zbriti vrap nga shkallët e emergjencës. Një hero I munguar, bash si kryetarët e PD dhe servituja e tyre.

Që nga SHBA e deri në seksionin më të humbur, prej vitesh udheheqjes së PD u vijnë vetëm kërkesa për reflektim e deri mallkime po për të reflektuar. Por rezultati është një hic me zero. Këmbëngulin aq shumë në këtë turithyerje seriale, edhe pasi bashën e mundën nja 2 adoleshte në lagjen e tij në 2017, dhe Berishës I mori PS bjeshket dhe I lanë vetëm “eposin e kreshnikëve” në dorë.    Kjo që po ndodh me PD është e denjë për të rishkruar Mitin e Sizifit, por me një dallim. Sizifi I shkretë mundohej të rrokulliste për lart një goxha gur, kurse demoktatëve u ka rënë guri në lumë dhe e ka degdisur diku në një det ku nuk e gjenjë dot më me këtë udhëheqje!

Next Post
Ky është shqiptari që vrau bashkëkombësin e tij në Selanik

Ky është shqiptari që vrau bashkëkombësin e tij në Selanik

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Bukur, mendim dhe stil!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In