• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situatë tronditëse! Në 24 orë 8 vetëflijime

by A R
05/09/2016 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tablo e trishtë vjen thuajse çdo ditë nga raportimet e korrespondentëve si dhe raportimet rutinë të policisë, mbi dukurinë e flijimit që po merr përmasa galoponte në vend.

Djem dhe vajza, burra e gra, të moshuar, që i dorëzohen përpjekjeve për vetëflijim, në kushte të tronditjes psikologjike dhe shkaqeve të tjera që shpesh merren me vete nga viktimat e këtyre ngjarjeve të dhimbshme.

Sezoni veror, ka shtuar rastet e vetëflijimeve në vend.

Edhe psikologët e shprehin këtë shqetësim. Ata thonë se gjatë kësaj stine, shtohen rastet e personave që kanë tendencë t’i japin fund jetës me mënyra të ndryshme. Shkaqet shihen kryesisht te gjendja e rënduar psikologjike e cila i përfshin më shumë disa njerëz gjatë stinës së nxehtë.

24 orët e fundit kanë qenë edhe më shqetësuese. Të paktën tetë raste u regjistruan në të gjithë vendin, ku katër njerëz vdiqën dhe katër të tjerë ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore.

Ngjarja më e rëndë mund të përmendet ajo e hedhjes shokuese nga mbikalimi, i një vajze të re. Ngjarja ndodhi dje në Golem, te mbikalimi i këmbësorëve. Në kushtet e tronditjes psikike, është hedhur shtetasja me iniciale D.S, 19 vjeçe.

Ajo u mor me shpejtësi nga persona që u gjendën në vendngjarje dhe u dërgua në spital, ku paraprakisht policia thotë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq mbrëmjen e djeshme në fshatin Rajcë të Elbasanit, burri në moshë të thyer, K.B., 78 vjeç, teksa ndodhej në banesën e tij, në orën 21.00, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore. Sapo u gjet në përpjekjet për t’iu dorëzuar vdekjes, ai u mor nga familjarët dhe u dërgua në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pak orë më vonë në lagjen “Gërhot”, Gjirokastër, djali 32-vjeçar V.K, banues në lagjen “18 Shtatori”, ka shkuar te një ndërtesë që e kishte në pronësi familjare dhe është tmerruar kur ka gjetur babanë e tij të varur.

Policia tha se ka gjetur të vetëvarur në ndërtesën në pronësi, 69-vjeçarin A.K. dhe i dërgoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për vlerësim.

Po dje në Krumë, një tjetër person ka humbur jetën pasi ka varur veten. Burri 45-vjeçar K.M u gjet i pajetë pasi kishte bërë vetëflijim në rrethana dhe shkaqe të paqarta. Policia tha se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur edhe të tjera ngjarje të dhimbshme që lidhen me përpjekjet për flijim. Në fshatin Rrashbull të Durrësit, vajza 26-vjeçare A.C., është vetëhelmuar me ilaç për spërkatjen e bimëve në banesën e saj. Me t’u gjetur në atë gjendje ajo u dërgua dhe ndodhet në spital, ku policia paraprakisht thotë se është jashtë rrezikut për jetën.

Por nga helmi, një 64-vjeçare po dje, nuk i shpëtoi vdekjes. Komisariati i Policisë Lushnjë raporton se është dërguar në spital e vetëhelmuar dhe vdiq shtetasja A.Gj, banuese në fshatin Zhamë Sektor.

Ndërkohë që për një 16-vjeçare e cila ka pirë antibiotikë mbidozë është dërguar nga familjarët në spital dhe fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. /noa.al/a.m.

Next Post
Partia e Merkelit mposhtet nga ajo kundër emigrantëve

Partia e Merkelit mposhtet nga ajo kundër emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com