• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situatë lufte, pasi roja bregdetare greke qëlloi drejt jahtit turk, reagon Athina zyrtare: Do mbrojmë sovranitetin tonë

by Ardit Rada
11/08/2020 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit pranë bregut perëndimor vuri re një jaht të bardhë, që po lëvizte me dyshim pranë brigjeve, njëkohësisht me drita të fikura.

“Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme.

Të shtënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll. Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”, thuhet në njoftimin e marinës greke.

I njëjti incident raportohet edhe nga mediat turke, të cilat akuzojnë Greqinë për hapjen e zjarrit dhe plagosjen e dy turqve dhe një shtetasi sirian.

Në një deklaratë për mediat, Greqia thotë se “nuk do të pranojë asnjë shantazh”, duke iu referuar kështu përplasjes me jahtin mesnatën e sotme: Pas një takimi të kryesuar nga Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, kërkova që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të Jashtëm për temën e provokimeve të zgjerimit të Turqisë dhe veprimtarisë së paligjshme.

Kjo kërkesë vjen në një kohë të kërcënimit të qartë nga ana e Turqisë kundër paqes dhe sigurisë në Mesdheun Lindor, në Greqi dhe Qipro.

Përkundër angazhimit të vendit tonë për dialog mbi bazën e rregullave të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Ligjit të Detit, një angazhim të cilin ne e ritheksojmë përsëri, Turqia ka vendosur të kthehet në veprimtarinë e saj të njohur ilegale.

Ajo ka dëshmuar edhe një herë se deklaratat e saj për gatishmërinë e saj për t’u përfshirë në dialog ishin të pasakta dhe pretekstuale.

/e.rr

Next Post
Akuzat e PD: Qeveria pa strategji për vitin e ri shkollor, Ministria me pushime

Akuzat e PD: Qeveria pa strategji për vitin e ri shkollor, Ministria me pushime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In