Nuk kanë fund inatet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Takimi ndërmjet Kosovës dhe Çekisë ka sjellë trazira dhe në qytetin çek. Tifozët vendas kanë bindje serbe dhe janë kundër Kosovës.
Situata është përkeqësuar në qytet, pasi disa tifozë serbë dhe disa shqiptarë janë përleshur mes tyre. Gazeta Olle raporton se ka dhe të përgjakur. Situata duket e ashpër kur na ndajnë vetëm 2 orë nga fillimi i ndeshjes.
Gjendja është qetësuar vetëm me ardhjen e Policisë. Tifozët e “Dardanëve” po monitorohen me polici, pasi vendasit nuk janë dhe aq dashamirës.