• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata tek Infektivi, Rakacolli: 95% e të shtruarve me Covid janë të pavaksinuar

by A R
25/08/2021 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Teknik i Ekpsertëve vendosi të mos ndryshojë masat antiCovid të paktën për 2 javët e ardhshme, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri dhe rritjes së shtrimeve në spitalin infektiv.

“Ka një rritje të rasteve, rritje të shtrimit të pacientëve në spitale. Arsyeja kryesore është prania e virusit Delta”, tha kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli.

Ajo shtoi se 95% e të shtruarve në Spitalin Infektiv janë pacientë të pavaksinuar.

“Shkaku i shtimeve është varianti Delta. Nga ana tjetër prania e shifrave dhe arsyetimi tregon efektin e vaksinimit. 95% e atyre që janë të infektuar janë të pavaksinuar. Ata që janë me forma të rënda janë të pavaksinuar. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i të shtruarve në spitale është ndjeshëm më i ulët. Kjo tregon se situata është më e kontrolluar dhe i përgjigjet mirë niveli i masave që kemi në fuqi, problem është zbatimi i tyre. Mendimi është se situata mund të kontrollohet” – tha Rakacolli.

Profesor Dhimitër Kraja tha se në spitalin infektiv numri i të shtruarve është rritur në 90, nga 1 ose 2 të shtruar që ishin një muaj më parë. Prej tyre, 40% janë femra, 60% meshkuj, tha Kraja.

“Janë grupmosha të ndryshme, 15% mosha të reja. Rreth 40% janë me forma ta mesme, serioze ose me sëmundje të tjera. 30% janë në forma të rënda, dhe 30% me forma të rrezikshme për jetën”, tha Kraja.

Ndërsa shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se vaksinimi në vend ka vijuar me ritme të mira.

“27% e popullsisë është vaksinuar me të dy dozat. 37% me një dozë”, tha Bino.

Next Post
Bino: Vaksinimi ka pasur impakt në uljen e numrit të vdekjeve. S’kemi pasur asnjëherë pozitivitet kaq të ulët

Bino: Të vaksinuarit me dy doza, 32 herë më pak shanse të infektohen sesa të pavaksinuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In