• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata/ Shqipëria nën ‘pushtetin’ e borës, pezullohet mësimi, bllokohen disa fshatra

by Java News
10/01/2019 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pezullohet mësimi në qarkun Dibër, Korçë dhe në zonat e Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Edhe në Qarkun e Gjirokastrës në pjesën më të madhe të shkollave sot nuk është zhvilluar mësim.

Në qarkun Kukës me përjashtim të pak shkollave në qytet, në të gjitha institucionet e tjera arsimorë nuk është zhvilluar proces mësimor.

Dje MAS tha se mësimi është ndërprerë në 280 shkolla dhe e njëjta situatë është edhe sot.

Në Korçë janë bllokuar zonat e Mokrës, Panaritit dhe Gorës, ndërsa ka probleme të mëdha me lëvizshmërinë e mjeteve në pjesën më të madhe të rrugëve ku është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.

I vetmi aks i bllokuar totalisht është ai në Devoll, Miras-Arrëz ku dëbora ka shkuar mbi 70 cm.

Në qarkun Dibër mjaft zona janë të bllokuara ndërsa akset rurale të pakalueshme. E vetmja rrugë që kalohet është aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë me zinxhirë.

Ndërsa Rruga e Kombit është e kalueshme me zinxhirë por në disa akse ka probleme.

Po ashtu në shumë zona të thella të qarqeve Kukës, Dibër dhe Korçë ka mungesë të energjisë elektrike.

Trashësia shkon në 1 metër në Korçë, gjysmë metri në Bulqizë

Është rënduar situata në Bulqizë këtë mëngjes dhe duket se nga qyteti është e pamundur të dalësh. Rruga nacionale Bulqizë-Peshkopi kalohet me shumë vështirësi dhe herë pas herë bllokohet.

Trashësia e dëborës në qytet shkon deri në gjysmë metri. Në qarkun e Korçës bora ka arritur 1 m në disa zona. Aksi Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Pustec-Goricë janë të kalueshëm me shumë vështirësi me zinxhirë.

Shumë nga rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe të pakalueshme. Vithkuq, Lekas, Moglicë, Panarit, Podgorie, Vreshtas, Sheqeras, Shengjergj, Dardhas, prej mbrëmë janë pa energji.

Në Gjirokastër nuk ka patur reshje bore gjatë natës dhe situata është disi më e mirë vetëm për akset nacionale.

Edhe aksi drejt Kakavijës është i kalueshëm. Mbeten të bllokuara të gjitha njësitë administrative mbi 400 m edhe qarkullimi në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës nuk është i mundur.

Thethi dhe Vermoshi në Shkodër të bllokuara

Në qytetin e Shkodrës vijojnë reshjet e borës. Situata paraqitet e normalizuar në qytet ndërsa vijon problematike në zonat e thella. Thethi dhe Vermoshi vijojnë të jenë të bllokuara si pasojë e dëborës.

Gjatë natës ka pasur reshje të dendura në të gjitha akset malore të rajonit verior. Për shkak të reshjeve dhe trashësisë së borës në të gjitha akset rekomandohet qarkullimi me zinxhirë.

Kontraktorët kanë qenë në gatishmëri gjatë natës dhe vijojnë të pastrojnë rrugët me mjete dhe hedhin kripë për mbajtjen hapur të tyre. Të gjitha akset vazhdojnë të jenë të hapura.

Situata e akseve rrugore në qarkun Shkodër është si me poshtë:

-Aksi B.Curri – Valbone trashsia e bores ka shkuar 70 Cm
-Aksi B.Curri-Fierze trashsia e bores ka shkuar 50 Cm.
-Aksi Ura e Bujanit-Qafe-Morin trashsia e bores 35 cm
-Aksi B.Curri-Kam trashsia e bores 45 Cm.

Te gjitha akset janë të hapura dhe qarkullohet pjesërisht me zinxhirë

S’ka reshje bore në Gjirokastër, por disa fshatra mbeten të bllokuara

Në Gjirokastër nuk ka patur reshje bore gjatë natës dhe situata është disi më e mirë vetëm për akset nacionale.

Ndërkohë që ngelen të bllokuara të gjitha njësitë administrative mbi 400 m edhe qarkullimi në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës nuk është i mundur.

Aksi Gjirokastër – Tepelenë është e kalueshme sot por rekomandohet shpejtësi e ulët pasi ka ende prani bore në rrugë dhe aksi është i rrëshqitshëm.

Rruga drejt Sarandës kalohet pjesërisht me zinxhirë. Policia kërkoi përdorimin e gomave të borës dhe drejtim të kujdesshëm. Edhe aksi drejt Kakavijes është i kalueshëm.

Situata është veçanërisht e vështirë për një numër barinjsh që në Dropull, Këlcyrë dhe Tepelenë.

Reshjet e shiut që ka rënë gjatë natës dhe që vijojnë edhe aktualisht shpresohet ta përmirësojnë ndjeshëm situatën gjatë ditës.

Përmirësohet situata në Qarkun e Elbasanit, por ka ende fshatra të bllokuar

Në Elbasan dhe Gramsh situata paraqitet më e qetë pasi ka pasur reshje shiu. Nuk ka zona të bllokuara në Gramsh, disa rrugë kalohen me zinxhirë.

Në Librazhd e Prrenjas situata vazhdon të jetë e rënduar. Disa fshatra të thellë të Librazhdit janë të bllokuar si Qarrishta, Funarrëzi, Kostenja. Në Prenjas të bllokuara janë Rrajca, Sopoti, disa fshatra të njësisë Stravaj.

Aksi nacional Librazhd-Peshkopi është i kalueshëm me zinxhirë deri në Fushë-Stude, më pas rruga është e bllokuar, bora vazhdon, trashësia rreth 80 cm në Stëblevë.

Fshatra në Librazhd dhe Prrenjas janë pa energji elektrike, ndërkohë që në këto zonë është pezulluar edhe mësimi.

Situata në Kukës:

Reshjet e dëborës janë shoqëruar gjithashtu me problematika në qarkun e Kukësit, ndërsa shumë vende të thella malore janë të bllokuara dhe trashësia e dëborës arrin mbi 50 centimetër. Kjo gjithashtu është shoqëruar edhe  me mungesë të furnizimit me energji elektrike.

Gjendja në qarkun e Lezhës:

Situata në Qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike ne disa zona. Në Mirditë është ndërprerë mësimi në te gjitha shkollat dhe Rruga e Kombit ka prezencë të dëborës, por pa penguar lëvizjen e mjeteve.  Gjithashtu situata raportohet më e qetë në Kurbin. Reshje dëbore me intensitet të lartë ka patur  në zonën e Gallate. Rrugët janë të gjitha të kalueshme në Lezhë dhe procesi mësimor vijon pa ndërprerje.

a.cupaj

Next Post
Vettingu ‘pret’ kokat e 8 nga 12 kryetarët e gjykatave dhe prokurorive të rretheve

Vettingu 'pret' kokat e 8 nga 12 kryetarët e gjykatave dhe prokurorive të rretheve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In