• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Situata s’është kaq gri, apo e zezë”/ Celibashi merr detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ja sfida kryesore që kemi

by Java News
07/10/2020 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilirjan Celibashi ka marrë detyrën e kryetarit të ri të KQZ-së, institucion i cili tani mban emrin Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ish kryetari i KQZ-së, Klement Zguri i dorëzoi detyrën Komisionerit Shtetëror të votuar dhe në Parlament me 106 vota pro.

Sipas Celibashit, sfida kryesore ngelet çështja e teknologjisë së informacionit. Kreu i KQZ, veçoi zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2013, si të pranuara dhe me rrotacion kushtetues por tha se pavarësisht se faktori ndërkombëtar në përgjithësi, ka pasur vërejtje për zgjedhjet në Shqipëri, “kjo nuk është e gjitha një situatë kaq gri apo e zezë në rastin më të keq, ka pasur procese që dhe nga ndërkombëtarët kanë marrë vlerësim maksimal”.

“Do bëjmë të gjitha përpjekjet të kemi një qasje sa më të mirë në kuptimin e mundësive për ta realizuar këtë proces por koha ka bërë që edhe aspekte të tjera të procesit zgjedhor të jenë kaq të rëndësishme dhe me prioritet”.

Celibashi theksoi se tani institucioni i KQZ “ka një përbërje profesionistë që do krijojnë besim te qytetarët shqiptarë dhe te integriteti i votës së tyre”.

I pyetur nëse do kemi një proces numërimi më të shpejtë në zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi tha:

“Është një çështje që meriton një adresim të shpejtë e me shumë kujdes nga ana jonë se përdorimi i teknologjisë së informacionit si një lloj ririe kanë impaktin e vet në lidhje me kohën e nxjerrjes së rezultatit. Do bëjmë gjithcka është e mundur që ky proces të jetë ligjor por dhe koha ka rëndësinë e vet”.

Riformatimi i KQZ do garantojë zgjedhje të mirëpranuara?

Celibashi: Edhe në të shkuarën ka pasur zgjedhje që jo vetëm janë pranuar nga palët, kemi dy rotacione kushtetuese të pranuara, ato të vitit 2005 dhe 2013, dhe faktori ndërkombëtar në përgjithësi, ka pasur vërejtje për zgjedhjet në Shqipëri, por kjo nuk është e gjitha një situatë kaq gri apo e zezë në rastin më të keq, ka pasur procese që dhe nga ndërkombëtarët kanë marrë vlerësim maksimal.

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës ishte edhe nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, e cila tha se “duhet që falë bashkëpunimit dhe vullnetit mes palëve do të bëjmë edhe një plan veprimi për të arritur në realizimin e kësaj sfide”

***

Ilirjan Celibashi ka drejtuar edhe më parë institucionin e administrimit të zgjedhjeve, pasi ka qenë kryetar i KQZ-së për periudhën 2001 – 2006.

Celibashi është një ndër njohësit më të mirë të legjislacionit zgjedhor, ai ka shërbyer si ministër i qeverisë Rama.

Ndërkohë që prej vitesh, Ilirjan Celibashi ka ushtruar aktivitetin me studion e tij të avokatisë.

 

Next Post
Taksistët i “qajnë” hallet/ Basha bën fushatë me djalin e dajës së Aurelës tek selia e PD

Taksistët i “qajnë” hallet/ Basha bën fushatë me djalin e dajës së Aurelës tek selia e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In