• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Situata serioze, kush s’zbaton masat kundër Covid-19…”/ Paralajmërimi i Manastirliut dhe Veliut: S’tolerojmë më

by Java News
04/07/2020 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Task- Forca anti-COVID do të vijojë intensifikimin e kontrolleve në terren me kapacitete të shtuara, 24 orë në 7 ditë të javës për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Gjatë inspektimit në terren bashkë me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun, ministrja Manastirliu u shpreh se situata në të cilën ndodhemi është serioze, ndaj nuk mundet të tolerohet asnjë neglizhencë e bizneseve për moszbatimin e masave dhe protokolleve.

“Jemi në një situatë serioze, ku moszbatimi i masave dhe rregullave nga bizneset cënojnë shëndetin e popullatës pasi ndikon në përshkallëzimin e infeksionit. Ne nuk mundemi dot më të tolerojmë neglizhencën. Ne nuk mundemi dot më të tolerojmë marrëzinë për të mos ju përgjigjur protokolleve dhe rregullave. Nuk mundemi dot të bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur shohim që masat nuk zbatohen në një biznes dhe ata të cilët shërbejnë nuk mbajnë maskë, kur shohim që në restorante ka një grumbullim përtej masës së lejuar dhe kur në supermarket shërbejnë pa vendosur maskat,”- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi ashpërsimin e masave për shkelësit e ligjit, duke premtuar se nuk do tw ketw tolerancw.

“Do të shtojmë grupet e inspektimit dhe kontrollet në qytetet që konsiderohen vatra për arsye të numrit të të prekurve, por gjithashtu për gjatë gjithë bregdetit do të vijojmë me kapacitete të shtuara sa I përket inspektimet, verifikimit të protokolleve dhe masave dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata të cilët nuk zbatojnë protokollet. Nuk ka më këshillime por do të vijohet me gjobat dhe mbyllje e aktivitetit për shkeljet e përsëritura. Askush nuk e do këtë por kjo është për të mirën e shëndetit të gjithësecilit,“- tha Manastirliu.

Duke kërkuar bashkëpunimin e biznesit dhe qytetarëve, Ministrja e Shëndetësisë tha se jemi ende në kohë për të frenuar përhapjen e virusit.

“Virusi vetvetiu të mbyll, duhet të marrim masa sa jemi në kohë dhe jemi në kohë për të përmirësuar sjelljen individuale, jemi në kohë për të ndërgjegjësuar bizneset dhe të gjithë qyetetarët se kjo luftë varet nga gjithësecili prej nesh, ne jemi në terren, task forca anti-COVID është në terren, shteti është ketu për t’ju pergjigjur gjithë nevojave të qytetarëve, por nga ana tjetër kjo luftë kërkon angazhim personal,“- tha Manastirliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu u shpreh se Policia e Shtetit ishte e angazhuar jo vetëm për monitorimin e personave që janë të konfirmuar pozitivë dhe duhet të qëndrojnë të izoluar.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë vendosur mbi 356 masa administrative dhe kanë realizuar mbi 97 mijë inspektime dhe monitorime për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Ndërkohë që në vend shënohen ende viktima nga pandemia. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të reja nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar në 74 totalin për vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 67 raste pozitive, ndërsa tek Infektivi janë shënuar shtrirje të reja.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Përmbytje ‘apokaliptike’ në Japoni, 14 viktima e dhjetra të zhdukur, evakuohen 75 mijë banorë

FOTO/ Përmbytje 'apokaliptike' në Japoni, 14 viktima e dhjetra të zhdukur, evakuohen 75 mijë banorë

Comments 1

  1. QYTETARI says:
    6 years ago

    Zonja ministre, per te saten here e thoni qe… Nuk do tolerojme e do shtojme kontrollet” e perfundimi njesoj. Ku jane keto kontrolle e mos tolerime. Vendoseni pra me ligj vendosjen e maskes e gjobitje kush nuk e zbaton. Me shume rregulla e zbatime e me pak fjale pa fund

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur, Rusia nis sulmet masive në Odesa dhe Kiev

Disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur, Rusia nis sulmet masive në Odesa dhe Kiev

September 1, 2026
Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

September 1, 2026
Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

September 1, 2026
Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

September 1, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn të shkojë në Bashki!

September 1, 2026
Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Farkës e Lundrës, alarmohen banorët

Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit, flakët rrezikojnë fermat dhe bagëtitë

September 1, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

September 1, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

September 1, 2026
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH kujton shoferët: Ja rrugët ku do devijohet qarkullimi dhe nga të udhëtoni për tri netë

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH kujton shoferët: Ja rrugët ku do devijohet qarkullimi dhe nga të udhëtoni për tri netë

September 1, 2026
Statistika e frikshme në Kolumbi, kokaina ia kalon naftës si eksporti kryesor në vend!

Statistika e frikshme në Kolumbi, kokaina ia kalon naftës si eksporti kryesor në vend!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com