Agjencia e njohur e lajmeve, AFP, ka publikuar një shkrim për situatën politike në Shqipëri.
Në shkrim thuhet se opozita ka kërcënuar se do të bojkotojë zgjedhjet në rast se nuk formohet një qeveri teknike.
Sipas AFP, ky është një kusht i panegociueshëm i PD. Por agjencia franceze, shkrimi i së cilës është shpërndarë në shumë media të huaja, thekson se Rama ka mbështetjen e BE.
“I mbështetur nga Bashkimi Europian, Rama të dielën refuzoi formimin e një qeverie teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve”.
“Opozita e ka bojkotuar parlamentin shqiptar që në fund të shkurtit. Akuzat e saj ndaj Ramës përfshijnë lejimin e zgjerimit të kanabisit, një plagë kombëtare, akuza të mohuara nga kryeministri socialist”.
a.ç