• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata pas tërmeteve, Çako: Qeveria po i tejkalon detyrimet e veta

by A R
25/09/2019 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshëm ka një sërë kriteresh ligjore të përcaktuara qartë në ligjin 45 të vitit 2019 për “Mbrojtjen Civile”, por edhe në akte të tjera normative që përcaktojnë saktësisht kategorinë dhe momentin se kur mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësive dhe në mënyrë të veçantë e fatkeqësive natyrore”.

Kështu deklaroi në një studio televizive Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.

I pyetur për akuzat e opozitës se qeveria nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme sepse nuk ka fonde, Çako theksoi se “nuk shkon logjika me këtë konkluzion sepse qeveria shqiptare po tejkalon të gjithë detyrimet e saj dhe shembulli konkret është që ka dhënë në prefekturën e Korçës me tërmetin e 1 qershorit, atje ne jemi angazhuar maksimalisht per rehabilitim dhe kthimin në gjendjen e mëparshme, rindërtim e rikonstruksion të banesave. E njëjta gjë është bërë edhe gjatë 2018 ku ka pasur tërmete të tjera në Dibër. Në bazë të ligjit kemi kompensuar banorët”.

“Shqipëria prej disa kohësh është e karakterizuar nga një sërë fenomenesh natyrore që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve, por edhe në ekonominë e tyre. Pak ditë më parë kemi pasur një sërë zjarresh të shpërndarë në shkallë vendi, pavarësisht nga motivet e qëllimet por që kanë sjellë edhe ato pasojat e veta, siç ka ardhur pas kësaj edhe tërmeti të cilin po e menaxhojmë plotësisht, tërmet që nuk vjen në mënyrë të menjëhershme e spontane, pasi vendi ynë është një vend i rriskuar në aspektin sizmik”, nënvizoi Çako.

Lidhur me situatën në vend pas përmbytjeve, Çako tha se “situata është normale, është stabilizuar pas një stuhie gjatë gjithë natës dhe përballimin me sukses nga të gjitha strukturat e shtetit, por edhe angazhimit dhe predispozicionit që kanë treguar vetë të gjithë qytetarët me këto struktura”.

I pyetur nëse ka bilanc të dëmeve, Çako u shpreh se “ka të dhëna kronologjike gjatë ditës dhe grupe të caktuara konstatimi dhe vlerësimi janë në terren dhe do të vazhdojnë sepse do të duhet një kohë e konsiderueshme për të finalizuar një raport përfundimtar të dëmeve, me vlerën, por edhe me parashikimin se çfarë duhet të bëhet më tej për të rehabilituar situatën dhe rimëkëmbur gjithçka që është dëmtuar”.

/a.r

Next Post
OSBE thërret partitë në tryezë për reformën zgjedhore, fton edhe PD

Sot tryeza për reformën zgjedhore, emrat nga opozita që marrin pjesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In