• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata nga zjarret mbetet e vështirë, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit (VIDEO)

by A R
13/07/2017 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Temperaturat e larta vijojnë të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit duke shtuar kështu rrezikun e zjarreve.

Emergjencat civilenjoftojne se vetëm gjatë 24 orëve të fundit 13 vatra zjarri janë shfaqur në të gjithë territorin e vendit.

Forcat e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në të gjitha rastet pavarësisht terrenit të vështirë. Në operacione për shuarjen e flakëve janë angazhuar 50 zjarrfikës me 15 automjete, 12 forca nga Policia e Shtetit, 30 ushtarë, 22 forca vullnetare si dhe punonjës të pyjores dhe bashkive.

Emergjencat Civile përsëritin thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU DIBËR

• Zjarri i rënë një ditë më parë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha, në fshatin Llapushë, Klos ka vazhduar edhe ditën e sotme. Shërbimi zjarrfikës Burrel e ka pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor. Forcat ushtarake që kanë shkuar në mbështetje të zjarrfikësve kanë filluar operacionin në mëngjes dhe zjarri ka tendencë drejt shuarjes së plotë. Flakët e zjarrit janë shumë larg nga zona e banuar.

• Në vendin e quajtur “Fusha e Lopës” Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pemë ahu. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset kanë shuar zjarrin duke përdorur mjete rrethanore. Operacioni po vazhdon edhe ditën e sotme. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha më shkurre dhe pemë ahu.

• Në Qafë Buall, Bulqizë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk dhe pisha të ulëta. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.5 ha me shkurre, dushk dhe pisha të ulëta.

QARKU SHKODËR

• Në Postribë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 30 forca ushtarake. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2.5 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU VLORË

• Zjarri i rënë një ditë më parë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha, në malin Mile të bashkisë Konispol, po vazhdon edhe ditën e sotme. Për shkak të terrenit të thyer malor është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Helikopteri ka ndërhyrë disa herë duke vendosur zjarrin nën kontroll. Operacioni po vazhdon edhe ditën e sotme nga forcat ushtarake dhe forcat e bashkisë. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe pyjore rreth 90 ha me shkurre, lisa dhe drurë ahu.

• Në fshatin Kalasë, Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me kullota private. Zjarrfikëset për shkak të terrenit të thyer malor nuk ka mundur të ndërhyrë për të shuar zjarrin. Zjarrfikësit kanë mbajtur nën kontroll perimetrin e zonës në mënyrë që flakët mos ti afroheshin në zonën e banuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 150 ha kullotë.

QARKU FIER

• Në fshatin Ardenicë, Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe 5 rrënjë ulliri.

QARKU LEZHË

• Në kurorën e qytetit të Laçit, në lagjen nr. 3 ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe pisha.

QARKU GJIROKASTËR

• Në fshatin Kuqar, Këlcyrë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe dengje bari.

• Në qytetin e Libohovës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe pemë frutore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 15 dynym me shkurre si dhe u përshkuan nga flakët 95 rrënjë ulliri dhe  130 rrënjë dardhë.

QARKU KORÇË

• Në fshatin Zaroshkë, Pustec ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk i ulët dhe pisha. Pas disa orë punë zjarri është vendosur nën kontroll. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, dushk i ulët dhe pisha.

• Në afërsi të doganës Qafë Thanë, Pogradec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

QARKU ELBASAN

• Në fshatin Kamuna, Cërrik ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vendosur nën kontroll. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe pisha./a.m.

Next Post
PD kërcënon policinë: Përgjegjësi penale nëse cenoni të drejtën e protestës. Do ju filmojmë

Peticioni/ Tjetër listë anti-Basha: Të ndalet farsa zgjedhore në PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
Studimi britanik: Evropa nuk është e përgatitur për sulmet me dronë rusë! Kremlini ka kryer fushatë hibride

Studimi britanik: Evropa nuk është e përgatitur për sulmet me dronë rusë! Kremlini ka kryer fushatë hibride

August 9, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, raportohet për disa të plagosur! Shkak dyshohen larjet e hesapeve

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, raportohet për disa të plagosur! Shkak dyshohen larjet e hesapeve

August 9, 2026
PSG bën goditjen e radhës në merkato, i rrëmben kampionëve të Ligës së Evropës mbrojtësin francez!

PSG bën goditjen e radhës në merkato, i rrëmben kampionëve të Ligës së Evropës mbrojtësin francez!

August 9, 2026
Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

“Pjesë e familjes tonë, momente të vështira”- Skënderbeu bën postimin prekës për ish-futbollistin që u vra nga shoku i fëmijërisë: Prehu në paqe Joan!

August 9, 2026
FOTO/ Flakët rrafshojnë banesën në zonën e ish-“Kënetës”, dëme të shumta materiale! Zbulohet shkaku i dyshuar

FOTO/ Flakët rrafshojnë banesën në zonën e ish-“Kënetës”, dëme të shumta materiale! Zbulohet shkaku i dyshuar

August 9, 2026
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

‘Tepria’ e Vuçiq për Lepencin duhet ta trandë BE

August 9, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

Zjarret në vend, aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka (ZONAT)

August 9, 2026
VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com