• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Situata nga përmbytjet, nisin reshjet e dëborës në Kukës e Dibër

by Java News
23/11/2015 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shirat e rëna gjatë fundjavës krijuan një situatë jo normale, duke shkaktuar dhe përmbytje në disa zona të vendit, teksa Ministria e Punëve të Brendshme njofton se situata ka shkuar drejt normalitetit gjatë orëve të pasdites së të dielës, teksa mëngjesin e sotëm kanë nisur rreshjet e para të dëborës në Kukës e Dibër.

Siç mësohet në mesditë dhe gjatë pasdites u mblodhën të gjithë Shtabet e Emergjencave në çdo Prefekturë.

Qarku Tiranë:

Prefekti i Qarkut Tiranë, ka nxjerrë një Udhëzim për situatën e krijuar nga rrëshqitja e dherave në rrugën “Karl Gega”. Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve së Bashkisë Tiranë po punon për normalizimin e situatës së krijuar.
Në Laprakë dhe Bathore, në lagjen “Komuna e Parisit” dhe pranë ish-ekspozitës “Shqipëria sot” ka rënie të nivelit të ujit.
Aktualisht në autostradën Tiranë-Durrës qarkullohet pa probleme. Në lagjen “Don Bosko” ka ende prezencë uji në disa pallate dhe po punohet me mjetet e shërbimit zjarrfikës për largimin e tij. Për shkak të rritjes së nivelit të prurjeve të lumit të Tiranës, në Babru ka pasur dalje të ujërave jashtë shtratit duke rrezikuar përmbytjen e banesave.

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë dhe ka evakuuar disa familje. Në Paskuqan, Valias dhe Bregu i Lumit ka pasur prezencë uji në disa banesa. Forcat e Armatosura po punojnë me 3 motor-pompa për largimin e ujërave. Disa familje janë evakuuar edhe në Kamëz e Paskuqan, pasi në banesat e tyre ka prezencë uji.

Nënstacionet elektrike në Kombinat, Kamëz dhe Laknas kanë qenë të mbushura me ujë dhe si pasojë ka pasur ndërprerje të energjisë në këto zona, por pas ndërhyrjeve për largimin e ujit situata është normalizuar dhe është rikthyer energjia.

Probleme me ndërprerjen e energjisë ka pasur edhe në Shëngjergj e Paskuqan. Grupet e OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve.

Qarku Kukës

Në qarkun e Kukësit, kanë filluar reshjet e dëborës në zonat malore mbi 1 mijë metër , por nuk ka probleme në akset rrugore.

Në të gjithë territorin e Bashkisë Tropojë, për shkak të erës së fortë, janë dëmtuar çatitë e 50 banesave. Gjithashtu janë dëmtuar dhe 2 ura, që lidhin Tropojën e Vjetër me Bajram Currin dhe ura që lidh lagjen Geghysenaj-Selim.
Komisioni i Emergjencave Civile në qark vazhdon të ndjekë situatën e krijuar nga reshjet e fundit duke ndërmarrë edhe masat parandaluese përkatëse.

Qarku Dibër

Me ndërhyrjen e 3 fadromave është zhbllokuar aksi në hyrje të qytetit Burrelit, ku pati rrëshqitje dherash.
Në zonën e Klosit me ndërhyrjen e Bashkisë dhe Drejtorisë së Bordit Kullimit u eliminuan pasojat e rrezikut të daljes së prurjeve të ujërave jashtë shtratit të kanalit të Klosit.

Në njësitë administrative dhe fshatrat ka disa dëmtime dhe bllokime të pjesshme të rrugëve, por më problem është dëmtimi i segmentit të fshatit Frankth dhe Bater ku është dëmtuar një urë e vogël. Do të ndërhyhet sa më shpejt nga firma ndërtuese, pë riparimin e saj.

Grupet e specialistëve të Emergjencave kanë nisur verifikimin e banesave të dëmtuara nga prezenca e ujit, ndërsa në Ulëz raportohet për rreth 30 shtylla elektrike të dëmtuara.
Qarku Durrës. Situata është drejt normalizimit në zonën më të prekur në Fushë-Krujë, pasi prurjet e lumit Zezë janë duke rënë. Furnizimi me energji elektrike po kryhet normalisht dhe hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.

Next Post

Kelly Brook-ut i del “zogu” në tapetin e kuq (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

November 7, 2026
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

November 7, 2026
Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

November 7, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

November 7, 2026
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

November 7, 2026
Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In