• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata nga gripi, Çomo bën thirrje për vaksinim: S’ka vend për panik, por për sensibilizim

by A R
17/01/2024 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu apelon për kryerjen e vaksinës kundër gripit për grupet që kanë rrezik më të lartë që të preken nga virozat e stinës së dimrit, të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu thekson se “vaksinimi kundër gripit, konsultimi me mjekun e familjes për të mos neglizhuar shenjat e gripit dhe zbatimi i masave për të mbrojtur veten dhe të tjerët, janë thelbësore për të parandaluar komplikacionet në shëndet”.

Ministrja e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë me mjekun e familjes për vaksinën falas, si dhe qendrave shëndetësore për të marrë shërbim shëndetësor në kohë.

Gjithashtu, ministrja Koçiu ka shpërndarë apelin e shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomos e cili thekson se “nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar”.

“Duke qenë se jemi në stinën e dimrit, një nga sëmundjet që kemi është gripi ose infeksione të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes duke filluar nga sekrecionet nga hundët, nga kolla, nga dhimbja e fytit, apo nga pjesa e prekjes së mushkërive siç është pneumonia. Ajo çka unë dua të them është që numri i pacientëve që paraqiten pranë Shërbimit Infektiv është më i shtuar se sa muaji Dhjetor dhe natyrisht në Shërbimin Infektiv vijnë pacientë me sëmundje të ndryshme, ku tani peshën më të madhe e mbajnë ata persona që janë të sëmurë me infeksione të rrugëve respiratore, kryesisht në pjesën e gripit.

Nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar shumë më tepër ndaj kësaj sëmundje dhe sensibilizimi është në dy aspekte. Së pari, ata persona që nuk janë vaksinuar dhe kryesisht ata që kanë sëmundje kronike të nxitojnë për t’u vaksinuar dhe grupi i të sëmurëve kronikë janë diabetikët, janë ata që kanë sëmundje gjaku, ata që kanë sëmundje kronike të mushkërive, ata që kanë sëmundje të veshkave kronike dhe shumë sëmundje të tjera.

Dhe kategoria tjetër janë ata persona që janë të sëmurë, të ulin kontaktin me persona të tjerë, pra mos të takohen me njerëz që kanë këto lloj infeksionesh të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes për arsye se gripi apo infeksionet aktuale që kemi, janë shumë të përhapshme nëpërmjet komunikimit të afërmit, nëpërmjet dhënies së dorës. Pra duhet ulur veç pjesës së vaksinimit, duhet ulur takimi ose minimizuar takimi me njerëz të sëmurë për arsye se je burim i madh infeksioni për persona të tjerë. Dhe sigurisht jo të gjithë personat që vijnë në spital kanë nevojë për ndihmën e spitalit. Një pjesë e tyre duhet të drejtohen pranë mjekut të familjes i cili është stacioni i parë ku personi merr ndihmën mjekësore”.

/a.r

Next Post
Megaoperacioni “Tempulli”, arrestohet një tjetër person në kërkim (DETAJE)

Vodhi me dhunë paratë në një banesë në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zbutet” Irani, pro negociatave për hapjen e Hormuzit, çfarë përmban plani i propozuar nga Teherani

“Zbutet” Irani, pro negociatave për hapjen e Hormuzit, çfarë përmban plani i propozuar nga Teherani

May 2, 2026
“Shkoni me prostituta në vilën e Radoiçiçit”, Policia e Kosovës reagon pas deklaratave të Hisen Berishës

“Shkoni me prostituta në vilën e Radoiçiçit”, Policia e Kosovës reagon pas deklaratave të Hisen Berishës

May 2, 2026
Bankat fshinë 7 miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar

Bankat fshinë 7 miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar

May 2, 2026
Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

May 2, 2026
Kryeministri Rama promovon raftingun në Drinin e Zi si potencial turistik për Dibrën

Kryeministri Rama promovon raftingun në Drinin e Zi si potencial turistik për Dibrën

May 2, 2026
A do të kualifikohet Irani në Kupën e Botës? Zbardhet data e vendimit përfundimtar në Zyrih, Italia shpreson

A do të kualifikohet Irani në Kupën e Botës? Zbardhet data e vendimit përfundimtar në Zyrih, Italia shpreson

May 2, 2026
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të shtunë

May 2, 2026
Përplasja me Merz, Trump urdhëron tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Përplasja me Merz, Trump urdhëron tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

May 2, 2026
Liqeni i Ohrit shpallet vendi më i bukur në Europë

Liqeni i Ohrit shpallet vendi më i bukur në Europë

May 2, 2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 18 në pranga, 5 në kërkim! Kontrolle në disa banesa, sekuestrohet kokainë

Operacion antidrogë në Elbasan, 18 në pranga, 5 në kërkim! Kontrolle në disa banesa, sekuestrohet kokainë

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In