• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata në veri të Kosovës/ Vazhdojnë edhe sot bisedimet për targat në Bruksel

by Java News
30/09/2021 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot pritet të vazhdojnë bisedimet për targa në Bruksel. Takime për këtë punë janë mbajtur edhe dje, por që s’kanë përfunduar me ndonjë marrëveshje, vetëm është finalizuar një draft-dokument.

Delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel e ka përfunduar takimin me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje nëse e pranojnë draft dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave të automjeteve, e cila ka shkaktuar tension gjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Burime të Bashkimit Evropian i kanë thënë gazetarit të Radios Evropa e Lirë në Bruksel se negociatat pritet të vazhdojnë edhe më 30 shtator.

Delegacioni serb udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Më herët, shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është finalizuar një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave, me ndërmjetësimin e BE-së, mirëpo Beogradi edhe nuk e ka dhënë pëlqimin.

“Kemi arritur te një draft përfundimtar i cili dakorduar pothuajse në tërësi ka mbetur vetëm që pala serbe të japë dakordimin final, nëse po, mund të fillojë zbatimi i marrëveshjes shumë shpejt”, tha Bislimi.

Marrëveshja, sipas tij, parasheh tri elemente: që nga dita e hënë si Serbia ashtu edhe Kosova të avancojnë dhe të përdorin “letrat ngjitëse” në vend të tabelave. Kjo zgjidhje, sipas tij, do të jetë e përkohshme pasi në të njëjtën kohë do të krijohet edhe një grup punues i cili brenda gjashtë muajsh do të gjejë një zgjidhje të përhershme të problemit të lëvizjes së lirë.

Pika tjetër, sipas tij, ka të bëjë me heqjen e barrikadave. Sipas dokumentit ditën e shtunë do të vendosej KFOR-it që do të zëvëndësonte njësitë speciale të policisë së Kosovës të cilat do të tërhiqeshin bashkë me barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

Menjëherë pas këtij njoftimi të Bislimit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja nuk ka përfunduar dhe se po vazhdojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara thanë se është bërë përparim në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave, por negociatat ende vazhdojnë.

“Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, thuhet në një postim në rrjetin Twitter të të ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë po marrin pjesë në takimet në Bruksel, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në veri, teksa rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak, për të dhjetën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar këto dy rrugë nacionale në atë pjesë në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident në afërsi të asnjërës pikë kufitare, Jarinjë e Bërnjak. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë bllokadave, ndërkohë që misioni i KFOR-it ka rritur prezencën në këtë pjesë.

Qeveria e Kosovës ka arsyetuar vendosjen e reciprocitetit duke thënë se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.

Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës./Express

Next Post
“Demokrati e mund autokratin, por ky nuk është rasti i Bashës”

Basha refuzon të mbledhë Kuvendin/ Ristani: Do shkohet deri në gjyq! Ja dokumenti që po firmosin demokratët për të mbrojtur Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com