Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter ajo ka bërë thirrje, që protestat të jenë paqësore dhe demokratike, si dhe theksoi se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti.
“Të gjitha protestat duhet të jenë paqësore dhe demokratike. Ne duhet të mbrojmë gjënë e vetme më të rëndësishme për të gjithë, paqen”, shkroi ajo në Twitter.
Më tej ajo i është përgjigjur Albin Kurtit, duke u shprehur se: “Atë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e percepton si kërcënim janë thirrjet tona të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet, dialog të hapur dhe të ndershëm, respektim dhe zbatim të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani”.
/s.f