• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e krijoi Partinë Demokratike?

by Artur Ajazi
11/12/2022 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ç’nuk është thënë, dhe ç’nuk është shkruar prej 32 vitesh, lidhur me krijimin e partisë së parë politike, e cila lindi në “zjarrin” e Lëvizjes Studentore’90. Ç’nuk është deklaruar dhe ç’nuk është sajuar lidhur me krijimin e Partisë Demokratike, e cila festoi 32 vjetorin e krijimit të saj. Por nga kush u krijua Partia Demokratike, sa të vërteta janë rrëfimet e Sali Berishës, apo dhe atyre që sot e mbështesin, sa reale janë deklaratat e “analistëve” të mirëpaguar, që vunë në lojë emrin e tyre, për të krijuar mitin e “njeriut që shembi diktaturën komuniste në Shqipëri”. Askush nuk e beson, dhe askush nuk do ta besojë edhe në 32 vitet e tjera, se Sali Berisha “shembi diktaturën  dhe formoi Partinë Demokratike”.

Loja e Sigurimit të Shtetit  apo e Ramiz Alisë, edhe pse e zbehtë, është sot argumenti kryesor i futjes së beftë të atij, që përvetësoi gjithçka, lidhur me partinë e parë politike opozitare, në ditët e para të nisjes së ndryshimeve në Shqipëri. Partinë Demokratike e ngritën nga themelet studentët e Dhjetorit 1990, e ngritën nga themelet të djathtët e burgosur, të internuar, e ngritën intelektualët e papërzierë me “diktaturën komuniste”, por e mori “llokum” Sali Berisha. E mori të gatshme, pas orientimit të shokut Ramiz se “në pluralizmin shqiptar, na duhen njerëzit tanë”.

Ajo ç’ka ndodhi me Ramizin dhe ish-byroistët, duke i futur në burg, ishte më pas pabesia e njeriut të tyre Berisha. Por si fillim, Partia Demokratike, kishte në krye të saj shtresën më elitare të shoqerisë së asaj kohe, kishte intelektualët dhe studentët e Dhjetorit 1990, të cilët sot nuk gjenden gjëkundi. Mbi 90 per qind e tyre u larguan me dhunë verbale dhe fizike nga Partia Demokratike, sapo në atë parti shkeli këmba e Berishës. U deformuan parimet, u përdhos ideali, u privatizua sistemi drejtimit dhe vlerat e asaj force politike.

Ai që 32 vite më parë u shtir si “demokrat, idealist, i djathtë, i lirë dhe i paepur për demokraci”, sot gjendet sërish në selinë e asaj partie. Ai që 32 vite më parë (si askush tjetër në vendet ish-komuniste) rrëmbeu Partinë Demokratike si vlerë e idealeve studentore, sot është sërish në krye të saj, dhe kërkon pushtet, ofiqe, dhe zbatim të skenareve të djeshme. Edhe ata që deri dje, ishin naivë dhe të bukosur nga propoganda e Berishës, sot janë zgjuar. Edhe ata që deri dje, besonin deklaratat e Berishës në “emisionet e pavarura ” të mirëpaguara nga ai, se “Saliu na qenkësh njeriu që shembi diktaturën,solli demokracinë dhe krijoi Partinë Demokratike”, sot janë zgjuar me mendime dhe ide të tjera, pasi njohin ca të vërteta.

Partinë Demokratike e krijuan ata që i dolën ballazi Ramiz Alisë dhe regjimit të asaj kohe, ata që u ngujuan në sallat e grevës, dhe që më vonë u denigruan nga bajraktari i rekomanduar nga “partia mëmë” për të marrë në duart e tij, frenat e forcës së parë pluraliste në Shqipëri. Ajo që ka ndodhur me themeluesit dhe kontribuesit realë të Partisë Demokratike në 32 vite, është historia më e shëmtuar që ka njohur vendi, në memorjen  kombëtare të ndryshimeve politike pas vitit  1990. Themeluesit e Partisë Demokratike, u denigruan, u rrahën apo u vranë, dhe u fshinë nga listat dhe memorja e anëtarësisë, për të ngritur në përjetësi mitin e “themeluesit dhe udhëheqësit largpamës që nuk  ka gabuar dhe nuk gabon kurrë”.

Edhe sot e kësaj dite, në Partinë Demokratike, askush nuk po guxon dhe askush nuk ka kurajon, të ngrihet dhe të kërkojë, që  të rishkruhet nga e para historia e vërtetë e asaj partie, ashtu sikurse  ish-lideri historik, “e rithemeloi atë” muajt e fundit  sipas skenarit të tij. Askush nuk flet, askush nuk reagon, askush nuk kërkon të dijë, kush e krijoi  Partinë Demokratike, dhe ku janë sot themeluesit e saj. Dhe kjo do ti kushtojë  shumë asaj partie edhe për 32 vite të tjera….

Next Post
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Zgjedhjet e 14 majit, Zaloshnja: Në bashkitë ku rezultati është i diskutueshëm PD e përçarë ka 0 shanse të fitojë

Comments 1

  1. www.youngtribune.com says:
    4 years ago

    Partia Demokratike eshte nje derivat I Partise Socialiste. Nuk kishte tjeter mundesi klasa komuniste por te krijonte nje Parti opozitare dhe te largonte vemendjen nga populli qe e kontrollon cdo dite nje parti apo tjetren

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In