• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata në Rinas/ Rama: Meta ka hedhur gurin që quhet Leshko. Duan ta mbajnë peng aeroportin deri në zgjedhje

by
07/04/2021 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ashpër ka qenë në reagimin e tij kryeministri Edi Rama në lidhje me bllokimin e punës në aeroportin e Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve të Albcontrol.

Nga Tepelena, kreu i qeverisë shqiptare foli për tentativë për rrëzimin e shtetit, të qeverisë, ndërsa fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Rama tha se Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, ndërsa Meta hodhi gurë sipas tij dhe fshehu dorën.

“Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktivitete i aeroportit “Nënë Tereza” i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, dhe Ilir Meta ka hedhur gurin. Një gur që quhet ‘leshko’. Nuk është simbolike por është reale. Pasi ka fshehur dorën, dhe ai e ka lënë vetvetiu pa dashur, që të kuptohet se është pjesë. Sikundër ka shqiptarë që nuk e kuptojmë njëherë se si dhe pse Sali Berisha dhe Meta janë në këtë akt, nxitës të drejtpërdrejtë në vazhdën për të rrëzuar me çdo kusht qeverinë tonë, dhe shtetin po qe nevoja për rrezikim e qeverisë. Kanë menduar që të vrasin disa zogj me disa gurë që të bllokojnë dhe vaksinat. Sot duhet të vinin disa vaksina, dhe kjo nuk do të jetë e mundur. Kanë gjetur kryeministrin më të gabuar për të tilla akte ekstreme dhe kanë shfrytëzuar një grup kokash të nxehta tek kontrolloret dhe kanë përfshirë dhe të tjerë. I bëj thirrje dhe atyre të tjerëve që të kthejë në detyrë një orë e më parë.

Është e paimagjinueshme që për të kërkuar të marrin një pagë, që e kanë marrë prej kohësh, që s’ka lidhje me buxhetin e shtetit, por që është ulur si rezultat i pandemisë, që ka goditur sektorin ajror. E kanë aktualisht 2 mijë e ca dollarë. S’pranojnë që të punojnë për kaq, pas duan të kenë pagën e plotë, sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo nuk është e mundur. Këtë nuk e zgjidh dot as qeveria dhe as buxheti i shtetit. I kanë bërë llogaritë gabim. Dhe shumë shpejt do ta rivëmë në kontroll situatën. Plani i tyre për të bllokuar aeroportin, ndoshta deri në zgjedhje, plani i tyre do të dështojë. Mos i harroni. Ju këtu nuk i harroni. Mos e harroni, as ju shqiptarë. Bllokimi i aeroportin në këtë momente, bllokon ardhjen e vaksinave, kthimin në atdhe të atyre që në këto kushte kanë nevojë të kthehen, qoftë dhe për arsye shëndetësore, apo të ndonjërit që ka humbur jetën jashtë. Këta të gjithë nuk janë socialistë; janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen njësojë, në emër të asaj politike smirëzeze, ogurzezë për ekonominë dhe të ardhmen e këtij populli.”, tha Rama./ b.h

Next Post
Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve: Situata vijon të jetë delikate, nuk ka ndryshim të masave kufizuese anti-COVID

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve: Situata vijon të jetë delikate, nuk ka ndryshim të masave kufizuese anti-COVID

Comments 1

  1. LESHI PLAKËS SË LESHKOS says:
    5 years ago

    Leshi i currit, në leshin pa larë, gjithsesi, leshi lesh ngelet.

    Reply

Leave a Reply to LESHI PLAKËS SË LESHKOS Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In