• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata në PD / Kadilli: Nëse nuk reflektojmë, votuesit do të na refuzojnë edhe në 2025-ën

by A R
18/06/2023 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli në një intervistë për Vizion Plus ka deklaruar se opozita duhet të reflektojë, pasi në të kundërt do të përballet sërish me refuzimin e qytetarëve.

Sot është bërë e ditur krijimi i një force të re opozitare, Lëvizja Konservatore, por mesa duket nuk do të jetë e vetmja. A është kjo pasojë e krizës që ka përfshirë opozitën?

“Opozita shqiptare është mbërthyer në një krizë të fortë prej vitesh, por kriza është bërë më akute, më e mprehtë sidomos pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2021 dhe pas refuzimit total të elitës që është opozita kryesore për të reflektuar në raport me ndryshimet që ka pësuar shoqëria shqiptare, nevojën që ka shoqëria shqiptare për një përgjigje të re politike. Ky refuzim, refuzimi i Bashës bashkë me Berishën dhe përdorimi i kauzave personale për t’i zënë fytin mundësisë për tu shprehur opozita e thellojë dhe më tepër këtë krizë”, tha ai duke theksuar se opozita është refuzuar nga votuesit dhe ka mbetuar në ambicet personale të politikanëve. “Rrugët e Perëndisë janë të pafundme, njerëzit që kanë nevojë të shpërfaqin ide të reja politike sigurisht që do të kërkojnë rrugë të reja”, shton ai.

A është në të mirë apo të keqe të opozitës krijimi i të tilla forcave të reja politike?

“Çdo krizë njëherësh është edhe mundësi, por një krizë kthehet në mundësi kur ka reflektim, kur ata që janë të angazhuar në jetën politike dhe publike reflektojnë mbi realitetet e reja që janë krijuar, deri më sot nuk shoh që iniciativat e krijuara të jenë si pasojë e reflektimit, si pasojë e një analize me veten se çfarë na ndodhi, pse na refuzuan shqiptarët”, duke theksuar se edhe ata që ishin të bindur në bastionet e së djathtës e refuzuan atë. “Siç na refuzuan me 14 maj do të na refuzojnë edhe më keq në 2025-ën”, shton Kadilli.

Kjo krizë brenda të djathtës a mund të jetë një shans për daljen në skenë të një lidershipi të ri

“Sigurisht që është një shans, por 2 janë pengesat. E para ajo që unë e quaj opozita zyrtare, pra opozita e punësuar e cila ka shumë mjete. Ne si opozitë nuk u refuzuam thjesht se nuk ditëm të themi gjërat e duhura, por sepse dallojmë shumë pak nga pushteti. Sepse nëse pushteti ecën me kultin e njëshit, të një sulltanati siç është Edi Rama, e njëjtë gjë ndodh edhe në PD të Rithemelimit, por edhe në pjesën tjetër. Nuk dallojmë dot në model me ata”, tha ai duke iu refezuar kultit të individit si dhe akuzave për korrupsion. “Ata që kanë ndjekur Berishën duke menduar politikisht që ky ia del, ka talent, zotësi, ka mbështetje, ta provojmë. Data 14 maj iu dha rezultatin se zgjedhja e tyre ishte e gabuar, do vazhdojnë ta ndjekin? Nëse do vazhdojnë ta ndjekin do të thotë që nuk e kanë pas arsye politike, por personale”, tha ai.

Pas 14 majit ka shanse të “vritet” politikisht Berisha nga kampi i Rithemelimit?

“Jo, unë nga Rithemelimi kam zhgënjimin më të madh. Kam qenë i bindur se e tillë është e gjithë shpura që e ndoqi Berishën, kanë qenë njerëz që janë kujdesur për karrierën e tyre politike, por jo për kauza, debate politike dhe ata nuk kanë ndërmënd të reagojë asnjëri”, tha ai duke theksuar se nga ky kamp luftohet ende për pushtet në sytë e Berishës.

PD ka gjasa të drejtohet sërish nga Basha, ndaj sa gjasa ka kjo forcë për fitore me të njëjtin lider?

“Besueshmëria të Basha është absolutisht shumë e ulët, por është beteja e tij. Beteja e tij thotë pak, por ka vetëm një start”, tha ai duke theksuar se Basha duhet të largohet nga modeli i “Berishizmit” dhe të reflektojë për ata që ishte para se të tërhiqej.

/a.r

Next Post
Spanja fiton në ruletën e penalltive, Kroacia humb një tjetër finale

Spanja fiton në ruletën e penalltive, Kroacia humb një tjetër finale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In