• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata në Kuvend, Gogu: Deputetët e PD po vetëpërjashtohen. E dinë mirë se ç’do të thotë të bllokosh foltoren

by A R
26/02/2023 12:22
TONI GOGU

TONI GOGU

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS Toni Gogu nuk i sheh si zgjidhje të situatës kërkesat e PS, për të përjashtuar deputetët e PD që bllokojnë foltoren në Kuvend. Në një intervistë për Klan News, Gogu thotë se demokratët po vetëpërjashtohen.

Pjesë nga intervista

Gazetarja: Zoti Gogu prej shumë javësh seancat plenare nuk po zhvillohen në kushte normale. Si po kontribuon Partia Socialiste për ta normalizuar këtë situatë, por duke marrë parasysh edhe kërkesat e PD-së?

Toni Gogu: PS po siguron që punimet e Kuvendit, i cili është vend pune dhe shqiptarët na kanë votuar dhe na paguajnë që ne të miratojmë ligje, që ne të bëjmë një debat të qytetëruar për politika publike, të vazhdojë dhe të ekzistojë të jetë i tillë deri në fund. Duhet të kemi parasysh që po përballojmë gjithashtu një bullizëm që ju gjithashtu po e shikoni të të gjitha formave, qoftë verbal, qoftë social, dhe e kemi marrë përsipër këtë gjë që ta çojmë deri në fund për shkak se janë sakrifica që çdo forcë politike do të ishte e gatshme ta bënte për shkak të zgjedhësve të vet, por edhe për shkak të të mirës së shqiptarëve.

Gazetarja: Në skenë janë rikthyer disa pamje, ku edhe ju kur ishit në opozitë bënit të tilla situata, shkaktonit të tilla situata në parlament. Ku ndryshon opozita, PD, nga ajo që bënit ju dikur kur ishit në opozitë? Pse duhet të ketë ndëshkime të herë pas hershme me përjashtimin e deputetëve demokratë.

Toni Gogu: Jemi në dy pamje tërësisht të ndryshme. Në atë opozitës i mohohej e drejta e fjalës, megjithëse dhe për ato sjellje opozita e atëhershme është ndëshkuar. Duhet të kemi parasysh që nuk kishim një rregullore të etikës, të sjelljes së deputetit në Kuvend, e miratuar me konsensus të plotë nga palët. Çështja për të cilën PS në atë kohë bëri një veprim simbolik ku i frynte bilbilit dhe sinjalizonte një shkelje ishte që nga Kuvendi, nga tempulli i demokracisë po hiqej votimi i fshehtë, pra e drejta e votimit në fshehtësi dhe deputetët nuk po u lejohej që të votonin fshehtazi pra është tërësisht e ndryshme nga kjo që po ndodh sot.

Gazetarja: Për ju personalisht, a është një zgjidhje përjashtimi i deputetëve nga seanca plenare?

Toni Gogu: Përjashtimi në asnjë moment nuk është zgjedhje dhe nuk është zgjidhje. Por unë mendoj që kolegët e mi në këtë rast janë duke u vetëpërjashtuar sepse ata e dinë shumë mirë se çdo të thotë të bllokosh foltoren. Ata kanë folur, do të flasin sa herë rregullorja ua jep këtë të drejtë. Kanë thënë çfarë kanë menduar.

/a.r

Next Post
VIDEO / Asnjë kundër, asnjë abstenim… Ja momenti kur PD votoi lënien e mandateve

Kë duhet të kishin kapur vërtetë “prej zhelesh” në PD…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave

February 6, 2026
A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

February 6, 2026
Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In