• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata në Karaburun kritike/ Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile. Sot 3 helikopterë për shuarjen e flakëve, rrezikohet Parku i Llogorasë

by Java News
03/08/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

As në ditën e dytë helikopteri nuk ka mundur që ti shuajë flakët që kanë përpirë prej më shumë se 10 ditësh pyjet në Vlorë duke shkaktuar dëme kolosale. Teksa u pa që situata po dilte tërësisht jashtë kontrollit dhe se shuarja e flakëve ishte e pamundur që të bëhej me mjete rrethanore, ministria e Mbrojtjes dhe emergjencat civile pas presionit të madh nga mediet më në fund janë vënë në lëvizje.

Komiteti i Mbrojtjes Civile ka zhvilluar një mbledhje ku diskutoi për situatën e krijuar ditët e fundit nga zjarret në disa zona të vendit. I pranishëm në mbvledhjen online nga zyra ishte edhe Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako i cili shfaqet pas më shumë se 11 ditësh pa asnjë reagim për zjarret dhe kur situata nuk ka rrugëzgjidhje tjetër ka vendosur të ndërpresë pushimet.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e vlerësoi serioze gjendjen në gadishullin e Karaburunit, ku vatra ka marrë përmasa të rrezikshme, ndihmuar edhe nga era, e cila ndikon në përhapjen e flakëve. Ditën e djeshme nga Orikumi Peleshi tha se vetëm Karaburuni po mbahej nën kontroll ndërsa vatrat  e tjera nuk ishin serioze.

Ministri i Mbrojtjes tha se është menaxhuar me sukses shmangias e prekjes së bazës së Pashalimanit, ndërsa po punohet për shuarjen e vatrës në malin e Dukatit, për të mos lejuar që flakët të kalojnë në Parkun e Llogarasë. Në një kohë që i gjithë rajoni është përfshirë në një situatë të vështirë për shkak të temperaturave të larta, ministri i Mbrojtjes Peleshi tha se kjo vështirëson edhe ndihmën që Shqipëria mund të marrë nga partnerët e saj. Por megjithatë ai ka kërkuar ndihmë nga vendet fqinje.

“Nuk po zgjatem sepse sot paradite kam patur një komunikim nga Baza e Pashalimanit me mediat për situatën në të gjithë Shqipërinë, tani që flasim vatra më serioze është ajo e Karaburunit. Kemi arritur të shmangim avancimin e zjarreve drejt bazës së Pashalimanit, dhjetra efektivë të FA kanë punuar aty sot së bashku me forcat nga pushteti vendor por shqetësimi i fundit të cilin e kemi diskutuar edhe në hartë së bashku me komandantin e Forcës Mbështetëse për Mbrojtjen Civile dhe me kolegë të tjerë dhe më Prëfektin është shqetësimi i vatrës së zjarrit mbi Dukat sepse ne jemi akoma rreth dy kilometra larg parkut të Llogarasë por ne duam të shmangim me çdo kusht shtrirjen e zjarrit në këtë park.  Jemi duke parë edhe mundesinë e metodave teknike apo inteligjente për shmangien e përhapjes së zjarrit, kemi konsideruar shtimin e forcave tokësore dhe nesër do të kemi një shumëfishim të efektivëve të Forcave te Armatosura. Kemi diskutuar dhe marrë vendim, të cilin po e them tani për herë të parë, që t’i japim mundësi strukturave tona dhe konkretisht Agjensisë Kombëtare te Mbrojtjes Civile të përdorë jo vetëm burimet financiare dhe forcat e institucioneve që kanë në varësi por edhe burime financiare shtesë për të marre shërbim nëse do të jetë e nevojshme nga shtetet fqinj, nga operatorët privatë, nga të gjithë kapacitëtet që janë në dispozicion. Lajmi jo shumë i mirë është që nuk është se ka shumë kapacitete në dispozicion nga vendet fqinj sepse janë përfshirë në emergjenca shumë më të rënda se tonat, kam parasysh Turqinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë ku sot kam folur me Ministren e Mbrojtjes së Kroacisë para dy orësh, kam kërkuar mbështetjen me hidroplan, nuk kanë patur mundësi të na pergjigjen menjëherë por gjithësesi jemi në rradhë për t’i përdorur sapo të lirohet një kapacitet. Do të përdorim edhe neser gjatë ditës helikopterë nga operatorë të tjerë veç mjeteve që kemi ne në dispozicion dhe shprësojmë që gjatë ditës së nesërme besoj do të jenë tre helikopterë në përdorim deri pasditen e vonë por nuk është se helikopterët janë zgjidhja përfundimtare. Së pari që në orët e para të mëngjesit, komandanti bashkë me trupat e tij ne 4:00 të mëngjesit do të niset drejt zonës së pyllit mbi Dukat, do të ecin 4-5 orë aty ku është vatra dhe për të parë se cilat metoda janë më të përshtatshme për t’u aplikuar për shmangien e përhapjes së zjarrit drejt Parkut të Llogarasë, që nuk duhet të lëjohet me asnjë mënyrë”, tha Peleshi.

Kurse Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako ka vendosur të ndërpresë pushimet.

Në mbledhje online ai kërkoi maksimizim të bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë situatë. Çako informoi se aktualisht në vend janë 3 vatra zjarri efektive. Ai kërkoi nga policia të vendosen para përgjegjësisë personat, një pjesë e të cilëve janë identifikuar si autorë të zjarrvënieve. Dy vatra zjarri, një në Vaun e Dejës dhe një në fshatin Palokastër në qarkun e Gjirokastrës janë vënë nën kontroll. Ndërsa janë shuar vatrat në Fier, Ksamil, Mamurras e Përmet.

g.kosovari

Next Post
U raportua se iu grabit vila në Lalëz/ Flet kreu i SPAK, Arben Kraja: ‘Fake news’, gjithçka e sajuar. Duan të na ‘godasin’

U raportua se iu grabit vila në Lalëz/ Flet kreu i SPAK, Arben Kraja: ‘Fake news’, gjithçka e sajuar. Duan të na ‘godasin’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

“26 maji 1996 ishte grabitja më e madhe e votave”, Ngjela sulmon Berishën, paralajmëron publikimin e dokumenteve

May 27, 2026
Përplasja me Berishën, Salianji thërret demokratët në Tiranë: Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i PD-së

Përplasja me Berishën, Salianji thërret demokratët në Tiranë: Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i PD-së

May 27, 2026
OBSH ngre alarmin: Rreth 220 viktima nga Ebola, virusi po fiton terren

OBSH ngre alarmin: Rreth 220 viktima nga Ebola, virusi po fiton terren

May 27, 2026
Kremlini: Putin është i hapur për negociata me Europën! Moska e sheh pozitiv diskutimin për ndërmjetësit

Kremlini: Putin është i hapur për negociata me Europën! Moska e sheh pozitiv diskutimin për ndërmjetësit

May 27, 2026
Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

May 27, 2026
Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

May 27, 2026
Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

May 27, 2026
“Merrja deri në 2 milionë dollarë në javë”, trafikanti i armëve që implikoi familjen Berisha në masakrën e Gërdecit flet për fitimet marramendëse

“Merrja deri në 2 milionë dollarë në javë”, trafikanti i armëve që implikoi familjen Berisha në masakrën e Gërdecit flet për fitimet marramendëse

May 27, 2026
Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

May 27, 2026
“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In