• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

by Java News
01/02/2023 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në studion e ABC News ka qenë gazetari Skënder Minxhozi, i cili si fillim komentoi situatën e Partisë Demokratike në lidhje me emrat e dorëzuar në KQZ.

Sipas tij deklarata e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi ka qenë korrekte pasi kjo është një çështje që ka të bëjë me ligjin elektoral.

“Së pari dua t’ju kujtoj që kjo është një çështje që ka të bëjë me ligjin elektoral. Ai kërkon që mos të shkelen afatet.

Kjo më tej është edhe një çështje ligjore, çështje që  ka vajtur në gjykatë, ku vetë PD-të kanë rol, por ata presin përgjigje nga gjykata, për logon, pra të drejtën e përfaqësimit.

Këtu drejtësia shqiptare ashtu si  edhe në shumë çështje të tjera, është e avashtë, por edhe shkakton probleme në lidhje me zgjidhjen e problemeve. Gjykata kishte kohë të jepte vendimin.

Unë jam shprehur që PD duhet ti takojë formalisht Berishës, pasi ka shumicën, për fat të keq. Berisha nuk është e tashmja, është e shkuara. Për nëse një pjesë e madhe e PD kërkon që Berisha i udhëheqë, le të jetë.

Dhe e treta, kjo çështje gare mes dy palësh që po prish përfaqësimin është  një çështje e madhe politike, këtu humbësi i madh është vetë Berisha. Ai ka humbur sfidën e madhe për të bashkuar demokratët.

Ajo që bëri Berisha në 2005, nuk e pamë të ndodhte vitin e kaluar. Kjo çështje ka mbetur e ngrirë që nga 8 janari.

Ky është problemi numër 1, para se Berisha të përballet me Ramën.  Nëse Alibeaj del me kandidatë të veçuar do t’i prishte punë shumë PD-së.,” tha fillimisht Minxhozi.

Në lidhje me deklaratës së Ivi Kasos, i cili shpreh se nëse KQZ nuk pranon emrat do të shkohet drejt ankimit, Minxhozi tha se ky problem duhet të ishte zgjidhur mes shtëpisë, por sipas tij nuk ka vullnet.

Sa i përket mundësisë që të përsëritet 6 marsi, gazetari shtoi se kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhe pasi ai ishte një rast atipik.

“Unë e thash që kishte një metode,  ta zgjidhim mes shtëpisë tonë, kohë ka, vullnet nuk ka. Sipas asaj që po deklarohen palët, ka një gjuhë urrejtje, një hendek shumë të thellë, saqë unë e shoh vetëm teorike mundësinë e një bashkimi.

6 marsi ishte atipik. Ishin disa bashki të mbetura. Ishte një bankoprovë. Një rast atipik nuk mund të bëhet normalitet.

Nuk ka sens që një parti si PD të futet nën umbrellëm e PL. Është  jo produktive, që të përdoret kjo zgjidhje e minutës së fundit, kur ty si  opozitë të duhen të gjitha votat e mundshme dhe jalla t’ia dalësh ndaj qeverisë, e jo më të futesh në këtë mënyrë.

Këto kanë qenë problematikat e vitit 2022, dhe ishin normale. Problem i madh perceptimi, që në pyllin e siglave mund të krijojnë shumë problem,” shtoi gazetari./m.j

Next Post
SkyShowtime prezanton paketën e serialeve dhe filmave të mëdhenj përpara daljes në tetë tregje të reja në Evropën Qendrore dhe Lindore

SkyShowtime prezanton paketën e serialeve dhe filmave të mëdhenj përpara daljes në tetë tregje të reja në Evropën Qendrore dhe Lindore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In