• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata me zjarret, reagon grupimi i Bashës: Qeveria dështoi për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve

by A R
12/08/2024 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë së Demokratëve Euroatlantikë, Myzafer Elezi deklaroi të hënën situata me zjarret në vend është pasqyrë e dështimit të Qeverisë për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Sipas tij, 19 vatra zjarri mbeten ende aktive, ndërsa përpjekjet për t’i shuar ato janë të pamjaftueshme dhe shpesh të penguara nga mungesa e burimeve dhe planifikimit të duhur.

Elezi deklaron se qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për të mbështetur forcat zjarrëfikëse me mjetet dhe burimet e nevojshme, si dhe të zhvillojë plane afatgjata për parandalimin dhe menaxhimin e krizave të tilla në të ardhmen.

“Në fshatrat e Finiqit, Selenicës, Pustecit, Tropojës, Matit, Dibrës, Bulqizës dhe shumë të tjerë, flakët po kërcënojnë jo vetëm mjedisin dhe pasurinë tonë natyrore, por edhe jetën dhe pronën e qytetarëve. Ndërkohë, forcat operacionale dhe zjarrfikësit po përballen me sfida të mëdha në terrene të vështira, duke luftuar me të gjitha forcat e tyre për të mbajtur situatën nën kontroll. Situata kritike e zjarreve në Shqipëri dëshmon për neglizhencën e Qeverisë dhe mungesën e koordinimit të duhur për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit tonë. Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë i bën thirrje Qeverisë të marrë masa të menjëhershme për të mbështetur forcat zjarrfikëse me mjetet dhe burimet e nevojshme, si dhe të zhvillojë plane afatgjata për parandalimin dhe menaxhimin e krizave të tilla në të ardhmen. Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e pasurive tona natyrore duhet të jenë prioriteti numër një i çdo qeverie të përgjegjshme. Qytetarët meritojnë mbështetje dhe zgjidhje. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Elezi në rrjetet sociale.

/a.r

Next Post
Hasani takon të ngarkuarën e SHBA me punë në Shqipëri: Mbështetje e palëkundur për…

Hasani takon të ngarkuarën e SHBA me punë në Shqipëri: Mbështetje e palëkundur për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Plagosja e qytetarit grek në protestën e Zvërnecit, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Keqardhje për situatën!

May 31, 2026
“Epsteini” ynë

Kakofonia rreth Zvërnecit

May 31, 2026
Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

May 31, 2026
Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

May 31, 2026
Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

May 31, 2026
Berisha voton për veten, demokratët i bëjnë “gjëmën”: Sali, merre partinë me vete në varr

Bejko paralajmëron zhvillime të forta brenda PD: Berisha nuk e fal deklaratën e deputetit gjerman, nuk do kalojë pa “viktima”

May 31, 2026
Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

May 31, 2026
Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

May 31, 2026
Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit,  ja mashtrimet e Berishës

Salianji: PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik

May 31, 2026
Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In