• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Situata me COVID/ Në Gjermani spitalet po u afrohen kufirit të mundësive. Aktualisht ka 40% të infektuar më shumë sesa në…

by Java News
07/12/2020 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në disa lande, si në Saksoni, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv është pesë herë më i lartë sesa në prill. Atje klinikat po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre ose i kanë tejkaluar ato”, tha Gerald Gaß, Presidenti i Shoqatës së Spitaleve në Gjermani (DKG) për gazetën “Welt am Sonntag”. Në përgjithësi, ka 40 përqind më shumë pacientë me COVID-19 në repartet e kujdesit intensiv sesa në pranverë. Rreth 16.000 pacientë trajtohen në pavione normale. Kostot e kujdesit janë dukshëm më të larta se sa për pacientët e tjerë, shtoi Gass.

Edhe klinikat universitare, të cilat deri më tani kanë qenë në gjendje të pranojnë pacientë me Corona në gjendje të rëndë nga spitalet më të vogla, po i afrohen kufirit të mundësive në disa rajone. Kur merret parasysh edhe mungesa e personelit, marrja e pacientëve të tillë po bëhet edhe e më e vështirë.

Gaß hodhi poshtë kritikat se klinikat po e dramatizojnë gjendjen në mënyrë që të detyrojnë autoritetet që t’u japin më shumë ndihma financiare. Rivendosja e të ashtuquajturave tarifa për ruajtjen e vendeve të lira për trajtim intensiv, do të ishte një hap i mirë. Por mund të ndihmojë vetëm disa klinika, për shkak të “kritereve shumë kufizuese të shpërndarjes”. Në fakt, shumë spitale duhet të kufizojnë kujdesin për të sëmurët e tjerë, për shkak të shtimit të numrit të personave të sëmurë me COVID-19.

Qeveria federale i ka rifutur në nëntor tarifat për mbajtjen e vendeve të lira. Këto janë një lloj kompensimi financiar për spitalet, sepse ato detyrohen të shtyjnë operacionet që nuk janë urgjente, për të ruajtur vendet e lira për të infektuarit me virusin Corona. Ndryshe nga vala e parë e pandemisë Corona në pranverë, pagesat janë të lidhura me disa kritere që lidhen me situatën aktuale të Corona-s dhe rëndësinë e spitalit për kujdesin urgjent.

Mungesa e personelit

Gernot Marx, nga klinika universitare në Aachen, thotë se ende ka kapacitete për pacientët që vijnë nga spitalet tjera më të vogla. Por problemi më i madh është mungesa e personelit të cilët duhet të kudjesen për pacientët në repartet intensive. Në veçanti ku dihet se personeli mungon edhe në sektorët tjerë të spitaleve.

“Nuk është problem mungesa e shtretërve për trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë, por personeli i kualifikuar”, thotë Marx. Në faqet e internetit të shoqatave ekziston edhe një regjistër për trajtim intensiv. Këtu jepen raportet ditore për gjendjen e spitaleve dhe kapacitetet e lira për tratjimin intensiv të pacientëve në Gjermani.

Ndërkohë janë shënuar edhe rastet e para kur spitalet kanë refuzuar pranimin e të sëmurëve me COVID-19, për shkak të mungesës së kapaciteteve. Klinika në Dresden ka bërë të ditur se kapacitetet e tyre janë mbushur. Për pacientët tjerë në raste emergjente, në rast të ndonjë sulmi kardiak apo goditje cerebrale, por shumë operacione normale mundësisht duhet të shtyhen./ DW

g.kosovari

Next Post
Estrada/Rozana Radi flet hapur:“Për të thënë të vërteta duhet b*thë”(Foto)

“Pas një rezultati negativ ripërsërita tamponin dhe…"/ Rozana Radi pozitive me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In