• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata kritike nga COVID-19, Ruçi apel qytetarëve: Po rrëzohen shpresat se pandemisë po i vjen fundi, zbatoni masat

by Ardit Rada
27/07/2020 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarit i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë që apel për të gjithë qytetarët që të rrisin kujdesit për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ai thotë se virusi agresiv po rrëzon ditë për ditë shpresat e njerëzve se pandemisë po vjen fundi. Ruçi kujton të gjithë fëmijët e vegjël, prindërit, vëllezërit dhe motrat e qindra shqiptarëve që virusi u ka marrë jetën. Ai u bën të gjithëve thirrje që të zbatojnë me rreptësi masat mbrojtëse nga koronavirusi, të vendosni maskat, të ruani distancën dhe të garantoni higjienën personale e familjare.

Postimi i plotë i Gramoz Ruçit:

Të dashura motra dhe vëllezër, qytetarë të Shqipërisë,

Ju drejtohem sot me dhimbjen që na kanë shkaktuar të gjithëve humbjet e jetëve gjatë ditëve të fundit, sidomos në moshat e reja.  Ju drejtohem jo thjesht si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por si qytetar, si prind, si vëlla dhe si miku juaj. Të gjithë gjendemi para të papriturave dhe rreziqeve të koronavirusit. Pandemia Covid-19 po shoqërohet me shumë të panjohura, të cilat janë të tilla jo vetëm për ne, qytetarët, por edhe për mjekët, epidemiologët, shkencëtarët dhe madje edhe OBSH-në.  Virusi agresiv po rrëzon ditë për ditë shpresat e njerëzve se pandemisë po vjen fundi, se virusi po bëhet më pak kërcënues për jetën dhe se moshat e reja  janë më të mbrojtura prej tij. Marrja e jetës së mjaft njerëzve në moshë të re është një sinjal që duhet të kapet dhe një mesazh që duhet të lexohet nga të gjithë.

Akti normativ i ka bërë të qarta masat e rrepta që duhet të zbatojmë për të mbrojtur jetët tona, të fëmijëve, prindërve, motrave, vëllezërve dhe gjithë të dashurve që na rrethojnë. Jam thellësisht i prekur dhe nuk më shqiten nga mendja fëmijët e vegjël, prindërit, vëllezërit dhe motrat e qindra shqiptarëve që virusi u ka marrë jetën. Në emër të tyre, në emër të mbrojtjes së jetës, në emër të gëzimeve të përditshme prej të cilave pandemia na ka privuar, në emër të gjithë fëmijëve të Shqipërisë që presin vjeshtën për të filluar shkollat, në emër të gjithë familjarëve e prindërve që i kanë fëmijët në dritën e syrit, ju drejtohem të gjithëve me apelin: Zbatoni me rreptësi masat mbrojtëse nga koronavirusi! Vendosni maskat! Ruani distancën! Garantoni higjienën personale e familjare! Për zhdukjen e koronavirusit nuk mjaftojnë as aktet normative, as masat teknike, as kontrollet nga institucionet dhe policia. Vendimtare është sjellja jonë individuale, familjare, shoqërore e shëndetësore! Vetëm në këtë mënyrë, do të ruajmë jetën tonë dhe mbrojmë jetët e të tjerëve, të dashurve që na rrethojnë dhe të gjithë qytetarëve.

/e.rr

Next Post
Abuzimi i 15-vjeçares në Kamëz, Bashkia Tiranë siguron shtëpi me 1 vit qira falas për familjen e saj

Abuzimi i 15-vjeçares në Kamëz, Bashkia Tiranë siguron shtëpi me 1 vit qira falas për familjen e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com