• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata kaotike në Kakavijë, Policia e Shtetit: FNSH dhe Delta Forcë në terren, në ndihmë të qytetarëve

by Ardit Rada
14/08/2020 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas situatës kaotike në Kakavijë ka ardhur dhe reagimi nga policia e shtetit.

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, gjatë paradites dhe mesditës së sotme kanë shpërndarë dhe vijojnë të shpërndajnë qindra shishe me ujë për drejtuesit e mjeteve, familjarët dhe të afërmit që udhëtojnë me ta, si dhe për pasagjerët e autobusëve që janë në pritje për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek.

Gjithashtu, për të normalizuar qarkullimin, për të respektuar radhën dhe për të mos krijuar konfuzion janë aktivizuar edhe grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë në mbështetje të punonjësve të Policisë Rrugore.

Njoftimi

Policia në ndihmë të qytetarëve, të cilët për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, po qëndrojnë në radhë me orë të gjata pritjeje për të kaluar në shtetin grek.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, gjatë paradites dhe mesditës së sotme kanë shpërndarë dhe vijojnë të shpërndajnë qindra shishe me ujë për drejtuesit e mjeteve, familjarët dhe të afërmit që udhëtojnë me ta, si dhe për pasagjerët e autobusëve që janë në pritje për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek.

Gjithashtu, për të normalizuar qarkullimin, për të respektuar radhën dhe për të mos krijuar konfuzion janë aktivizuar edhe grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë në mbështetje të punonjësve të Policisë Rrugore.

Ndërkohë, nga ana e drejtuesve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe drejtuesve të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë janë marrë e po merren takime të shpeshta me qëllim ndikimin nga ana e Policisë greke të autoriteteve shëndetësore greke për të shtuar personelin me qëllim që të kryhen në kohë më të shpejtë tamponët për COVID-19.

Shërbimet e Policisë janë shtrirë përgjatë aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë, duke i ardhur në ndihmë çdo qytetari në nevojë.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos dynden drejt Kakavijës, pasi në ditët e ardhshme pala greke do të kufizojë akoma më shumë lëvizjet drejt shtetit grek.

Next Post
Foto/ Ndërtimi i Unazës së Madhe, Rama: Një nga ato veprat që u numëruan si “pun e kryme” dhe krijuan borxhin e radhës

Foto/ Ndërtimi i Unazës së Madhe, Rama: Një nga ato veprat që u numëruan si “pun e kryme” dhe krijuan borxhin e radhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In