• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Situata është serioze, por jo…”/ Pipero: S’presim mrekulli nga vaksina, qytetarët të mos heqin dorë nga maska

by Java News
29/07/2020 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit, rritjen e rasteve të reja, të viktimave dhe rëndësisë që duhet t’i kushtojmë mbajtjes së maskave.

Gjatë intervistës Pipero tha për gazetarin Enkel Demi se situata është serioze, por jo në kushtet për tu alarmuar.

Po ashtu mjeku infeksionist i bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos heqin dorë nga mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës.

Pipero sqaroi se duhet treguar kujdes edhe ndaj përdorimit të maskave, ndërsa sqaroi se përveçse duhet të ruhemi dhe të ruajmë të tjerët për shkak të COVID-19, po ashtu duhet edhe të oksigjenohemi.

Në këtë mënyrë theksoi mjeku infeksionit duhet kontrolluar tregu i maskave pasi jo çdo maskë duhet vendosur në fytyrë, sepse, maska, shprehet ai duhet të mundësojë edhe thithjen  oksigjenit.

Sakaq theksoi se nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit mund të kemi edhe një vaksinë, por askush nga nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina, ndërsa shton se ka më shumë besim te ndërgjegjësimi i qytetarëve.

Pjesë nga biseda në studio:

“Në mjedise të mbyllura duhet domosdoshmërish edhe mbajtja e maskave. Ndoshta nuk mund të mbahet gjatë gjithë kohës por e këshilloj. Situata ka qenë, është dhe do të jetë shqetësuese, por jo për të vendosur alarmin. Shqetësuese, them sepse numrat janë në rritje, rastet në spitale dhe rastet e rënda janë shtuar dhe për fat të keq duket sikur ka dy realitete.

Një realitet jashtë spitalit ku duket sikur nuk ndodh gjë dhe më pas situata në spital që nuk është e lehtë. Secili nga ne duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij. Ky virus na ka rënë të gjithëve, edhe pushtetarët edhe qytetarët duhet të të tregohen të ndërgjegjshëm.

nstitucionet duke filluar nga spitale duhet të tregojnë përgjegjësitë e tyre. Po ashtu të merren masa në raport me maskën. Ka ardhur koha që të kontrollojmë tregun e maskave apo edhe çmimin e tyre. Dhe jo çdo lloj maske duhet vendosur në fytyre sepse ka një rol të rëndësishëm edhe për thithjen e oksigjenit. Duhet t’i dëgjojnë këshillat për të vendosur maskën dhe jo për ta mbajtur si stoli. Rruga kryesore e transmetimit është respiratore pra hunda, dhe në shumicën e rasteve e mbajmë zbuluar.

Maska e thjeshtë kirurgjikale mund të përdoret deri në katër orë dhe më pas duhet ta ndërrosh. Maska ka një protokoll si vendoset dhe se si hiqet, duhet të kemi kujdes sepse pjesën e jashtme nuk duhet ta prekim ose nëse e prekim duhet ta heqim dhe duart të lahen. Të gjithë kemi përgjegjësitë tona pa përjashtim.

Ky virus vijon të ketë shumë të panjohura, merret me rrugë respiratore,  por nuk po sillet si i tillë. Ende mund të kemi shumë të papritura, ka një problem tjetër po kaq madhor. Në fund të vjeshtës dhe dimrit fillojnë viruset stinore që janë po kaq të rrezikshme. Duhet të mundësojmë së paku parandalimin e dëmeve, për fat të mirë për to kemi vaksinë, por në këtë situatë secili nga ne ka detyrë të mundësojë kufizimin për përhapjen e pandemisë. Maskat duhet të plotësojnë disa standarde të cilat i kontrollojnë institucionet.

Së pari duhet të parandalojë thithjen dhe përhapjen e spërklave, por duhet të mundësojë thithjen oksigjenit. Ne duhet të oksigjenohemi”, tha Pipero.

Më tej ai shtoi e COVID-19 ka shumë të panjohura, bazuar në të dhënat që kemi për viruset respiratore, koronavirusi nuk po sillet si i tillë.

“Të gjithë ne specialistët kemi thënë ato që ishin evidentuar për momentin dhe kemi hedhur hipoteza se si mund të jetë më tej. Pothuajse në të gjitha vendet e botës ka luhatje. Përgjithësisht mbyllja ishte zgjedhje, por jo zgjidhje.  

Edhe pse në deklarimet tona sot mund të jemi shumë larg atyre që kemi thënë dinamika e kësaj pandemie është e ndryshueshme. Ende ne vazhdojmë të jemi përpara të panjohurave në raport me virusin. Studimet më shumë kanë qenë evidenca, se studime. Për viruset bota deri më sot ka shumë pak zgjidhje. Por kjo nuk do të thotë se meqë dje e thamë ndryshe të mos reflektojmë. Duhet të ushtrojmë të njëjtën përgjegjësi që së bashku të zvogëlojmë dëmin”,  tha Pipero.

Sa i kemi kapacitet për të përballuar edhe fluksin e personave që preken nga viruset stinore?

Pipero: Kapacitete përballuese spitalet shqiptare kanë. Numri mund të vijë duke  u shtuar edhe për shkak të gripit stinor. Kapacitete kemi  dhe mund të shtohen. Nëse për viruset e gripit stinor kemi një vaksinë dhe qeveria duhet të mendojë për moshat e rrezikuara.

Ndoshta nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit do të kemi një vaksinë, por askush nga ne nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina. Ende nuk dihet nëse ky virus lë një imunitet të përkohshëm, apo për gjithë jetën.

Duhet të kalojnë së paku 18-24 muaj që të arrihet raporte afatgjata në lidhje me imunitetin. Besoj që vaksinën do ta kemi në fund të vitit. Kam besim te vaksina, por më shumë besim kam tek ndërgjegjja qytetare.

g.kosovari

Next Post
U emërua një vit më parë, jep dorëheqjen zv/ministrja e Drejtësisë: Vendimi s’ka të bëjë me punën

U emërua një vit më parë, jep dorëheqjen zv/ministrja e Drejtësisë: Vendimi s'ka të bëjë me punën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In