Lufta për të shuar flakët në pyllin e Gjorgosit ka rrezikuar edhe jetën e punonjësve të ndërmarrjes pyjore, të cilët prej orësh po punojnë me mjete rrethanore, lopata e pompa uji për të shuar zjarrin.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Punonjësi i Pyjores Patos, Rauf Muskaj është shpëtuar nga Shërbimi Zjarrfikes Patos pasi ishte izoluar mes tymit dhe flakëve. Fatmirësisht pas dhënies së ndihmës së parë ai nuk paraqet probleme të mëdha shendetesore.
Për herë të dytë brenda pak ditesh flakët djegin pishat disa vjeçare të Gjorgosit ndërsa ende nuk dihet shkaku i tyre. BW