• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata e zjarreve/ ‘Mbrojtja’ bën bilancin: 19 vatra gjatë 24 orëve, 6 prej tyre janë aktive. 342 forca në terren

by Java News
05/08/2022 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në:
në fshatin Shqath, bashkia Dibër,
në fshatin Shahinaj, bashkia Shijak,
në fshatrat Dragobi dhe Bushat të bashkise Tropojë,
në fshatin Shkjezë, bashkia Vau-Dejës
në fshatin Nartë, bashkia Vlorë,
në fshatin Kalivaç, bashkia Memaliaj,
në fshatin Dëshiran, bashkia Belsh,
në fshatin Drizë, bashkia Kuçovë,
në fshatin Karbunarë e Vogël dhe Konjat të bashkisë Lushnje,
në fshatin Shtiqën, bashkia Vau I Dejes.
ne fshatin Selcë, bashkia Maliq.
Në operacionet e shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 342 forca operacionale, të Sherbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe jane angazhuar 35 mjete zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
1. Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej 3 ditësh, në sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe terren malor që ka djegie brënda vatrës. Ditën e sotme janë angazhuar forcat Administratës së Zonave të Mbrojtura.

2. Bashkinë Mat, në fshatin German, në një sipërfaqe pylli me pisha dhe lis në afërsi të Parkut Kombëtar të Qafshtamës, i cili është aktivizuar që me datë 1 të muajit Gusht. Janë angazhuar në shuarjen e vatarve forcat e Bashkisë Mat të mbështetur nga Forcat e Armatosura. Situata tashmë është drejt përmirësimit dhe pritet ditën e sotme të arrihet shuarja e vatrave të mbetura.

3. Bashkinë Durrës, Vijon zjarri i rënë me datë 19 korrik në fshatin Shetaj, i cili përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur rindezje të vatrave qofshin këto nga pakujdesia apo të qëllimshme. Edhe ditën e sotme vijon puna me mjete dhe gërmuese për të hapur rrugën në mënyrë që të arrihen vatrat nga forcat operacionale dhe të kryhet shuarja përfundimtare e tyre.

4. Në bashkinë Kurbin vijojnë aktive vatrat në fshatin Skuraj dhe Malin e Bardhë, intesiteti i të ciave është i ulët. Ditën e sotme vijojnë angazhimin strukturat e bashkisë Kurbin për shuarjen përfundimtare të tyre.

5. Mbrëmjen e djeshme jemi njoftuar për një vatër zjarri në fshatin Bulshat të bashkisë Mirditë, në të njëjtën zonë të fikur disa ditë më parë. Shërbimi zjarrfikës ka reaguar menjeherë duke ruajtur perimetrin e sigurisë së zjarrit në mënyrë që të mos shfaqej rrezik ndaj banesave. Operacioni për shuarjen e vatres së zjarrit vijon nga forcat zjarrfikëse dhe forcat e Bashkise.

6. Diten e sotme eshte raportuar per nje vater zjarri ne fshatin Rehove te Bashkise Polican, ne sipërfaqe pyjore, per te cilen jane angazhuar menjehere forcat e shërbimit zjarrfikes.

Qytëtarët që bëjnë djegie për hamulloret ose cdo djegje tjetër, duhet të drejtohen pranë strukturave përkatëse në mënyrë që të sigurohen që djegia të jetë e kontrolluar dhe të mos rrezikojë banesat e tyre. Gjatë këtyre ditëve në të gjithë vendin ka pasur erëra të forta në oraret kryesisht te drekës dhe ka favorizuar përhapjen e menjëhershme të vatrave, ndaj ju bëjmë thirrje sërish të tregoheni të kujdesshëm në raste të tilla dhe tregohuni bashkëpunues me strukturat e pushtetit vendor.
Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.
Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe cdo emergjence tjetër.

g.kosovari

Next Post
“Jam verifikuar që në kohën e të madhërishmit Berisha”/ Meta: Autoriteti i manipulimit kriminal të dosjeve, përgjegjësi të madhe

Meta i jep një dorë Berishës edhe në betejën brenda partisë: Ka vetëm një PD! Do të bashkëpunojmë ngushtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In