• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata e shkarkimeve në HEC-e, KESH: Të kontrolluara, përmbytjet për shkak të reshjeve

by Java News
05/03/2018 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton me anë të një deklarate se kanë nisur shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, ndërsa prurjet janë drejt rënies.

KESH, bën të ditur se ka arritur programin më të madh të prodhimit ditor të realizuar ndonjëherë, por ka rezervuar/mbajtur në rezervuarët e HEC-eve të kaskadës rreth 27 milion m3 ujë të cilat nëse nuk do ishin rezervuar, do ti bënin përmbytjet të pashmangshme.

Deklarata e plotë
Informacion i Korporates Elektroenergjitike Shqiptare

Në zbatim të Rregullores së Trajtimit të Plotave në bazën ujëmbledhëse të Lumit Drin dhe në përputhje me vendimet e Komisionit të Trajtimit të Plotave, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që prej datës 28 Shkurt po zbaton një rregjim racional operimi që konsiston në ngarkimin maksimal të mundshëm të agregatëve për prodhim energjie elektrike dhe kryerjen e shkarkimeve të kontrolluara nga HEC-et e në Kaskadës se Drinit.

Gjatë pesë ditëve të fundit, si rrjedhoje e reshjeve të shumta dhe rritjes së temperaturave që shkaktuan shkrije të një pjese të madhe të dëborës së rënë nën 800 metër lartësi, veprimtaria operacionale e KESH mundësoi përballimin e plotave të mëdha të prurjeve që arritën deri në 2,000 m3/sek në Fierzë, 1,200 m3/sek në Koman dhe 550 m3/sek në Vau Dejës. Gjatë këtyre ditëve, Korporata jo vetëm që ka arritur programin më të madh të prodhimit ditor të realizuar ndonjëherë por ka rezervuar/mbajtur në rezervuaret e HEC-eve të kaskadës rreth 27 milion m3 ujë të cilat nëse nuk do ishin rezervuar, do ti bënin përmbytjet të pashmangshme.

Siç sanksionohet në Rregulloren e Trajtimit të Plotave, shkarkimet e kryera nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare jo vetëm që janë gjithnjë më të vogla se prurjet natyrale në Kaskadë, por për periudhën 2-4 Mars 2018, në përputhje me funksionin e digave si mjet për minimizimin e efektit përmbytje në ultësirën e nënshkodrës, por mbi të gjitha në përmbushje të rregullores që garanton sigurinë e veprave, shkarkimet e realizuara nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nëpërmjet HEC-it fundor të kaskadës së lumit Drin kanë qenë -si asnjëherë tjetër- më pak se 50% të prurjeve natyrale në kaskadë.

Gjatë orëve të fundit është vënë re një reduktim i nivelit të prurjeve dhe rrjedhimisht KESH ka zvogëluar dhe sasinë e shkarkimeve të kontrolluara pa prodhim energjie.

Të dhënat hidroenergjitike të Kaskadës së Drinit sot më date 5 Mars 2018 ora 10:00 janë:

FIERZA: Kuota 293.78m | Prurjet=1,230/sec

KOMANI: Kuota 173.34m | Prurjet=400m3/sek

V.DEJES: Kuota 74.80 | Prurjet=250m3/sek

Nga HEC-i fundor i kaskadës (Vau Dejes) aktualisht shkarkohen pa prodhim energjie 800 m3/s.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, KESH po prodhon në kapacitet të plotë me 13 agregatë në tre hidrocentralet dhe me prodhim ditor mbi 28 milion kilovat/ore.

Referuar disa pretendimeve të ngritura në media nga funksionarë politik për pëmbytje të disa parcelave në Njësinë Administrative Ana e Malit (fshatrat Oblike, Gorice dhe Obot), KESH sqaron opinionin publik se në këto zona ka patur përmbytje të disa parcelave por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars 2018 dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga Korporata. Këto parcela ndodhen në kuota shumë të ulta (thuajse në nivelin e shtratit të lumit Buna) dhe çdoherë që ndodhin reshje të dendura shiu kanalet kulluese bëjnë funksionin e kundërt, marrin ujë nga Buna dhe e shpërndajnë në zonat më të ulta të atyre fushave.

Next Post
Beqaj ‘ia përplas’ deputetëve: Ju shkelni ligjin duke pirë duhan në Kuvend

Beqaj kujton Bashën kryebashkiak: Dikur lejet i jepte vetëm kunati…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

January 24, 2026
Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

January 24, 2026
Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

January 24, 2026
“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

January 24, 2026
Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In