• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

by A R
08/01/2026 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit dhe në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të situatës hidrometeorologjike, bazuar në raportimet e përditësuara nga bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, situata e emergjencave civile në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet deri në këto momente kryesisht e qëndrueshme. Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe në pjesën më të madhe të territorit kanë pushuar, ndërkohë që problematikat e evidentuara mbeten të lokalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.

Në Bashkinë Shkodër është konstatuar rënie e prurjeve të lumit Drin. Në rrugën e Obotit vijon të ketë prezencë uji dhe është shtuar sipërfaqja e tokave me prezencë uji, por deri në këto momente nuk raportohen problematika të tjera.

Gjatë natës janë regjistruar reshje dëbore në zonat malore, konkretisht në aksin Bogë–Theth, ku janë marrë masat e nevojshme për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Si rezultat i reshjeve me intensitet të ulët, në Bashkinë Vau i Dejës aktualisht nuk raportohen problematika të emergjencave civile. Për rastet e evidentuara më herët të banesave me prezencë uji, kanë nisur procedurat për përgatitjen e dokumentacionit për dhënien e mbështetjes, ndërsa bashkia ka ofruar ndihmë emergjente për çdo familje të prekur apo të rrethuar nga uji.

Situata në Bashkinë Malësi e Madhe paraqitet e qetë, me reshje të pakta shiu dhe reshje dëbore në zonat malore të Njësisë Administrative Kelmend, pa problematika të tjera. Megjithatë, në fshatin Vukpalaj, rruga e aksesit është e bllokuar nga uji në disa ura hyrëse në fshat, me nivel mbi 3 metra, ndërsa pjesa tjetër e zonës mbetet e aksesueshme.

Në Bashkinë Pukë nuk raportohen probleme të emergjencave civile; reshjet kanë pushuar dhe temperaturat janë të ulëta.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, reshjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 25 mm, ndërsa nivelet e ujit në pikat monitoruese mbeten nën kuotat kritike. Hidrovoret vijojnë funksionimin me kapacitet të plotë dhe argjinaturat nuk paraqesin problematika.

Situata në territorin e Qarkut Shkodër mbetet e kontrolluar dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe qendrore, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Next Post
Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

February 25, 2026
Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

February 25, 2026
Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In