• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata e reshjeve në Qarkun e Korçës drejt normalizimit/ Disa ura të dëmtuara, 148 abonentë pa energji

by Os De
19/11/2025 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e reshjeve në qarkun e Korçës është drejt normalizmit. Strukturat vendore kanë ndërhyrë në akset dhe zonat më problematike, ku ka pasur vështirësi në qarkullim, dëmtime urash dhe dalje të ujit në rrugë. 

Po monitorohet situata në pikën e bashkimit të lumit Dunavec e Devoll në fushën e Maliqit, pasi ka prurje shumë të larta uji. 

Në disa fshatra banorët janë pa energji elektrike, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.  

  1. Bashkia Korçë

Kalueshmëria e aksit Denas–Lekas u vështirësua për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Nga strukturat e bashkisë Korçë është punuar për normalizimin e situatës. 

Në Voskopojë, ujëmbledhësi arriti nivele të larta, por nga ndërhyrja me mjet fadromë për hapjen e kanalit shkarkues, situata është drejt normalizimit. 

Në afërsi të fshatit Lubonjë, ka prezencë të shtuar të ujit dhe ura është vështirësisht e kalueshme dhe nga strukturat e bashkisë Korçë është punuar për normalizimin e situatës. Ka edhe rrugë alternative për t’u lidhur me pjesën tjetër të njësisë. 

  1. 2. Bashkia Pogradec

Në fshatin Gështenjas pati ngarkesë me rrjedhjen e ujërave, por u ndërhy nga strukturat e nuk pati problematika. 

  1. Bashkia Maliq

Po monitorohet situata në pikën e bashkimit të lumit Dunavec e Devoll në fushën e Maliqit, pasi ka prurje shumë të larta uji. 

  1. Bashkia Devoll

Në fshatin Çetë, mbi Miras, urën e këtij segmenti është dëmtuar dhe strukturat vendore kanë marrë masat për ndalimin e qarkullimit, pasi situata paraqet rrezik për kalimtarët. Për këtë rast, do të përcjellim kerkesën për mbështetje nga Ministria e Mbrojtjes. 

Është dëmtuar gjithashtu ura e Arrzës, por aksesi në fshat mundësohet nga një rrugë alternative dhe strukturat vendore të bashkisë në vazhdim do të marrin masa për rehabilitimin e saj. 

Në fshatin Ziçisht u sinjalizuam për bllokimin nga inertet dhe strukturat vendore po marrin masat përkatëse. 

  1. BashkiaPustec

Në segmentin Lajthizë–Liqenas ka pasur dalje uji në rrugë, sektori i shërbimeve ka ndërhyrë dhe situata është drejt normalizimit. 

  1. Bashkia Kolonjë

Fshati Mesiçkë: Rritje të prurjeve të lumit, rrezikim i urës së fshatit dhe i disa shtyllave të energjisë. Grupet kanë qenë në terren për normalizimin e situatës. 

Fshati Mollas: Rruga pati prezencë uji dhe nga strukturat në terren u punua për normalizimin e plotë të situatës. 

Rezervuari i Rotit ishte në prag të nivelit maksimal, u hapën shkarkuesit dhe po monitorohet situata. 

Janë marrë masa gjithashtu për sigurimin e rezervuarit të vogël të Kodrës. 

Në zonën e Shelegurit, pati prurje të shumta të përroit të cilat tejkaluan kapacitetet e urës, por situata u normalizua dhe po monitorohet nga kontraktori dhe inspektorët e Drejtorisë Rajonale Qendër-Lindje (ARRSH). 

  1. Nga Drejtoria Rajonale Qendër-Lindje (ARRSH) situata në akset rrugore kryesore paraqitet e normalizuar.

Aksi Ersekë–Leskovik: Kontraktori dhe inspektorët raportojnë situatë të menaxhueshme; ndërhyrjet po vijojnë. 

Aksi Maliq–Lozhan, pranë kryqëzimit të fshatit Kolanec u kryhen punime për sistemimin e ujërave të përroit. 

Aksi Qafë e Qarrit – Ersekë është i pastruar dhe i kalueshëm. 

Aksi Qafa e Qarrit–Ersekë (rruga e vjetër) – U realizua pastrimi i urës nga pemët dhe materialet e sjella nga prurjet. 

  1. Ekipet e OSHEE-së po punojnë për rregullimin e defekteve dhe situata aktualisht është;

-Fideri Nst Gjanc pjesërisht në punë – 10 abonentë pa energji në Shipskë e Krushovë. 

-Fideri nr.17, Nst Korçë 1 kabinë jashtë funksionit  – 6 abonentë pa energji. 

-Fideri nr.6 Nst Mollas pjesërisht në punë – 90 abonentë pa energji. 

-Fideri Vithkuq, Nst Rehovë pjesërisht në punë  – 42 abonentë pa energji. 

Në total 148 abonentë pa energji. Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. Deri në këto momente nuk raportohen situata të tjera që paraqesin rrezik për qytetarët apo banesat. 

 

Next Post
Frrok Çupi: 21 Janari është krim shtetëror, SPAK duhet ta hetojë si gjenocid

Frrok Çupi: 21 Janari është krim shtetëror, SPAK duhet ta hetojë si gjenocid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com